LAJMI I FUNDIT:

I shkaktoi dëm 66 mijë euro buxhetit të komunës së Gjilanit, arrestohet mbikëqyrësi i palestrës së sporteve në fshatin Zhegër

I shkaktoi dëm 66 mijë euro buxhetit të komunës së Gjilanit, arrestohet mbikëqyrësi i palestrës së sporteve në fshatin Zhegër
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda,  ka njoftuar se pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në Gjilan, ka ndaluar të dyshuarin M.I., – pronar i kompanisë ‘’Arch Design’’, i kontraktuar nga komuna e Gjilanit, për mbikëqyrjen e punimeve të palestrës së sporteve në fshatin Zhegër, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.

“Dyshohet se, i njëjti, në cilësi të mbikëqyrësit të punimeve të palestrës së sporteve në fshatin Zhegër, që nga data 12 Korrik 2017 deri më 03 Dhjetor 2020, ka pranuar si pozicione të kryera, punë të pa kryera në vlerë rreth 66.000 (gjashtëdhjetegjashtë mijë) euro, duke e  dëmtuar buxhetin e komunës së Gjilanit, ndërsa kompanisë ‘’Vision Project/Dino-SHPK’’, i ka siguruar përfitim material në shumën e lartcekur”, thuhet në njoftim.


Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale, nga Gjykata Themelore në Gjilan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori