LAJMI I FUNDIT:

Cafu: Milani është favorit në garën për titull në Serie A

Cafu: Milani është favorit në garën për titull në Serie A

Ish-mbrojtësi i Milanit dhe Romës, braziliani Cafu beson se kuqezinjtë janë favoritë për të fituar Scudetton këtë sezon në Serie A.

Skuadra e Stefano Piolit do të përballet me Napolin këtë mbrëmje në një ndeshje që mund të jetë vendimtare në garën për titullin e ligës këtë sezon, me të dyja skuadrat që gjenden pas Interit të Simone Inzaghit.


Duke parë ndeshjen e sotme, Cafu pret një ndeshje intensive sepse sipas tij ka edhe shumë ndeshje në lojë dhe është ende gjysma e sezonit.

Milan – Napoli: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim
Lexo po ashtu Milan – Napoli: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

“Ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve, por në Serie A janë në krye dhe mund të fitojnë Scudetton. Mos mendoni se do të jetë e lehtë për Milanin. Përkundrazi… pres një ndeshje të vështirë sepse të dyja skuadrat kanë një javë kohë për t’u përgatitur për të”, ka thënë fillimisht Cafu.

Duke diskutuar garën për titull, dy herë fituesi i Kupës së Botës pret që kuqezinjtë të dalin në krye të kampionat në fund, duke fituar titullin.

“Milani është favorit. Kam luajtur me Inzaghin në derbin e Romës kur ende ishim aktiv, ai është bërë një trajner i fortë, inteligjent që studion shumë kundërshtarët e tij”.

Seedorf: Interi dhe Milani janë favorit për ta fituar titullin në Serie A
Lexo po ashtu Seedorf: Interi dhe Milani janë favorit për ta fituar titullin në Serie A

“Ai filloi karrierën e tij dhe askush nuk besonte në të, por ai ka qenë shumë i mirë në kryerjen e punës së tij ngadalë me Lazion dhe duke u rritur vit pas viti”.

“Tani mund të fitojë me Interin, të cilit i ka dhënë një lojë të madhe. Ai meriton shumë merita për këtë vend të parë, sepse ai beson në atë që bën dhe nuk i lë asgjë rastësisë”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori