LAJMI I FUNDIT:

​Aksioni në Karaçevë, policia në kërkim edhe të disa personave të tjerë

​Aksioni në Karaçevë, policia në kërkim edhe të disa personave të tjerë

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka dhënë detaje nga aksioni i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore që u nisi në orët e hershme të mëngjesit në fshatin e Kamenicës.

Gjatë operacionit janë arrestuar dy persona, po ashtu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 96 aparate të lojërave të fatit, 4 shtëpiza kompjuterike, 3 llaptop, 3 monitorë, dy televizione që janë përdorur për lojëra të fatit, një pistoletë e llojit Ekol special 99 së bashku me 17 fishekë, një gjenerator si dhe një shumë e konsiderueshme e parave.

Përveç dy personave të arrestuar, Policia po kërkon edhe disa të tjerë.


Aksioni në Karaçevë, Sveçla: U konfiskuan aparatet e bixhozit dhe u rrënuan objektet ilegale
Lexo po ashtu Aksioni në Karaçevë, Sveçla: U konfiskuan aparatet e bixhozit dhe u rrënuan objektet ilegale

“Policia e Kosovës vazhdon të jetë në kërkim edhe të disa personave të tjerë që kanë qenë të paqasshëm në momentin kur ne i kemi kërkuar. Ndërsa janë të njohur për ne”, ka thënë Hashani.

Kjo është hera e dytë, ku rrënohen veprimtari ilegale në Karaçevë.

Në aksionin e vitit të kaluar ishin rrënuar 12 objekte që ushtronin veprimtarinë e lojërave të fatit. Tashmë janë ngritur më shumë se 70 kallëzime penale për këtë rast./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori