Pas raportimeve të shumta për stuhinë në Kentucky, ku pas shfaqjes së mbi 20 tornado jetën humbën afro 100 persona, ka ndodhur edhe një mrekulli.
Në fakt erërat gjatë shfaqjes së tornadove frynin me mbi 300 kilometra në orë, duke shkulur nga një shtëpi vaskën në tualet, brenda të cilës ishin dy fëmijë.
Familja e pafat raportoi zhdukjen e tyre në rajonin ku blloqe të tëra janë bërë “rrafsh me tokë” nga tornadot e fuqishme, që shkatërruan gjithçka që u dilte përpara, transmeton Telegrafi.
Në terren kanë dalë shumë ekipe të shpëtimit duke shpresuar se nën rrënoja do të nxjerrin të mbijetuarit, por edhe kufomat e atyre që e pësuan.
Megjithatë, dy fëmijët e zhdukur janë gjetur në vaskë që tornadoja e shkuli nga tualeti, duke e hedhur në një lokacion krejt tjetër. Për çudi, fëmijët kishin shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, e pas ekzaminimit mjekësor i janë rikthyer nënës dhe babait të tyre.
Kjo ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Hopkins County në Kentucky, ku erërat lëvizën edhe trenin me 27 vagonë, duke e nxjerrë nga binarët dhe si pasojë përfundoi mbi shtëpi.
Pamjet nga terreni shfaqin vetura të dëmtuara, shtëpi të shkatërruara plotësisht, e banorët lokalë janë organizuar për të ndihmuar ekipet e shpëtimit në kërkim të mbijetuarve të mundshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re diplomacie – çfarë do të thotë për botën njohja e Palestinës nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia
Stacioni më i thellë i metrosë në botë gjendet në Azi – do t’ju bllokohen veshët gjatë ecjes
Municionet perëndimore ngadalësuan përparimin e rusëve drejt Kharkivit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251