ADHD njihet si çrregullimi i përqendrimit dhe hiperaktivitetit
Është një çrregullim i shëndetit mendor, i cili mund të ndikojë dukshëm në stilin e jetesës së fëmijës dhe në marrëdhëniet që krijon.
Ndonëse simptomat janë të shumta, është e vështirë për t’i dalluar me lehtësi.
Përqendrohet vetëm tek vetja: Një fëmijë me ADHD zakonisht ndërpret të tjerët, flet pa menduar, nuk i interesojnë kërkesat e të tjerëve dhe kanë vështirësi për të pritur në radhë.
Shqetësime emocionale: Këta fëmijë kanë probleme me emocionet e mira ose të këqija; shpërthejnë shpesh nga inati.
Nervozizëm: Ata përpiqen të bëjnë të kundërtën e asaj që u thuhet, ngulin këmbë tek dëshira e tyre dhe kur nuk iu plotësohet, kalojnë në nervozizëm.
Detyrat janë të papërfunduara: Fëmijët me ADHD kanë shumë interesa, por i lënë ato të papërfunduara sepse u tërheq vëmendjen diçka tjetër.
Mungesë përqendrimi: Duket sikur janë duke ju dëgjuar, por në fakt ndodh e kundërta, shkruan Anabel.
Hutim: Këta fëmijë, edhe pse zakonisht janë të lëvizshëm, ndodh që në disa raste të jenë edhe të hutuar dhe nuk përfshihen me fëmijët e tjerë.
Diagnostikimi i fëmijëve me çrregullime të përqendrimit dhe hiperaktivitetit bëhet nga mjekët specialistë ndaj nëse vëreni këto simptoma, këshillohuni me mjekun e familjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe