LAJMI I FUNDIT:

Dy mesfushorë të Romës rezultojnë pozitiv me Covid-19 pavarësisht vaksinimit

Dy mesfushorë të Romës rezultojnë pozitiv me Covid-19 pavarësisht vaksinimit

Roma ka konfirmuar se mesfushorët Bryan Cristante dhe Gonzalo Villar kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe për këtë arsye humbasin udhëtimin e nesërm (e diel) në Genoa.

Raportime të shumta në mediat italiane sugjerojnë se dy mesfushorët Giallorossi, të dy të vaksinuar kundër COVID-19, rezultuan pozitivë pas një raundi të testeve të shpejta të antigjenit.


Prandaj, i gjithë ekipi u detyrua t’i nënshtrohet një raundi të mëtejmë testesh me shtupë molekulare sot (e shtunë) gjatë ditës.

Roma tashmë ka dhënë një deklaratë zyrtare për këtë çështje dhe kanë zbuluar identitetin e të dy futbollistëve.

Deklarata e klubit tani e bën të qartë se Cristante dhe Villar kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.

Të dy lojtarët janë vaksinuar dhe tani po izolohen në shtëpi, ndërsa besohet se janë asimptomatikë.

“Klubi mund të konfirmojë se, pas raundit të fundit të testimit molekular, Bryan Cristante dhe Gonzalo Villar kanë kthyer teste pozitive për COVID-19”, thuhet në deklaratë.

Giallorossët kthehen në fushë të dielën, duke vizituar Genoan e trajnerit ukrainas, Andriy Shevchenko.

Ndeshja fillon me në orën 20:45 me orën tonë lokale. /Telegrafi/