LAJMI I FUNDIT:

Kjo grua filmoi momentin kur një burrë po e ngacmonte në palestër dhe reagimin e saj – tregon çfarë ndodhi më pas

Kjo grua filmoi momentin kur një burrë po e ngacmonte në palestër dhe reagimin e saj – tregon çfarë ndodhi më pas

Një grua nga Teksasi ka kapur momentin dramatik kur u përball me një burrë që dyshohet se e ngacmonte në palestër prej muajsh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Chelsie Gleason, e cila njihet si @justchesslee në TikTok, po regjistronte veten duke ngritur pesha, kur burri filloi t’i afrohej dhe të bënte komente ndërsa ajo përpiqej ta injoronte.


“Të jesh femër është kënaqësi”, ka shkruar ajo në videon e cila është parë më shumë se 33.5 milionë herë në më pak se një javë.

“Thjesht po përpiqesha të stërvitesha… Nuk e kam takuar kurrë këtë djalë dhe ai më ngacmon për muaj të tërë”, tha ajo.

@justchesslee

being a female is fun(:

♬ original sound – Chelsie Gleason

“Këtë herë i mbajta kufjet dhe u përpoqa ta injoroja”.

Burri dukej se po largohej, por më pas u kthye dhe iu afrua asaj nga pas.

Gleason u “hodh larg” kur iu afrua fytyrës së saj, duke bërtitur: ‘Mos mu afro!’

Videoja ka marrë afro 50,000 komente dhe shumë njerëz insistuan që ajo t’ua tregonte pamjet punonjësve të palestrës.

Ajo më vonë filmoi dy video pasuese në të cilat ajo foli për ngacmimin e supozuar të djalit, duke thënë se ai ishte ndaluar të futej në palestër. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Fun
Amerikani shënon rekord të ri botëror duke thyer 110 lapsa në vetëm një minutë

Amerikani shënon rekord të ri botëror duke thyer 110 lapsa në vetëm një minutë

Interesante
Mundësi i njohur ngre me një dorë gruan më të vogël në botë, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Mundësi i njohur ngre me një dorë gruan më të vogël në botë, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Interesante
Kuriozitete të pabesueshme, por krejtësisht të vërteta

Kuriozitete të pabesueshme, por krejtësisht të vërteta

Fun
Kalo në kategori