LAJMI I FUNDIT:

L’Equipe zbulon prapaskenat: Messi me shokë nuk e duan Wijnaldumin në skuadër

L’Equipe zbulon prapaskenat: Messi me shokë nuk e duan Wijnaldumin në skuadër

Georginio Wijnaldum ka qenë ndër lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës, pasi ishte larguar si futbollist i lirë nga Liverpool.

Barcelona, Bayern Munich, Juventus e Inter ishin vetëm disa nga skuadrat e mëdha që kërkuan atë, por Wijnaldum vendosi të transferohet te Paris Saint Germain.


Mesfushori holandez ja nisi për mrekulli, duke luajtur në katër sfidat e para te PSG si titullar, por që nga shtatori ai ka mbetur në bankën rezervë.

Gazeta prestigjioze franceze L’Equipe ka zbuluar disa prapaskena nga kampi i parisienëve.

Sipas mediumit të madh francez, arsyeja që Wijnaldum ka mbetur në bankën rezervë është Lionel Messi dhe grupi i tij i lojtarëve nga Amerika Latina.

Ky grup i futbollistëve ku bëjnë pjesë edhe Keylor Navas, Marquinhos, Angel Di Maria, Neymar, Mauro Icardi e Leandro Paredes besohet se kanë ndikuar te trajneri që Wijnaldum mos të luaj, përkundër që ai kishte paraqitje shumë të mira në fillim të sezonit.

Arsyeja është e thjeshtë, pasi grupi i lojtarëve nga Amerika Latine duan që para holandezit të luaj shoku i tyre, argjentinas Leandro Paredes.

Në nëntë ndeshjet e fundit, Wijnaldum ka luajtur vetëm ndaj Metzit si titullar, derisa në disa ndeshje është paraqitur vetëm në minutat e fundit nga banka.

Gjithnjë sipas L’Equipe, futbollistët me origjinë nga Amerika Latine, nuk po e mbështesin Wijnaldumin që të integrohet me ekipin gjatë seancave stërvitore duke e injoruar atë.

Ndërkohë vetëm Wijnaldum disa ditë më parë u shpreh për momentin që po kalon te PSG.

“Isha shumë i lumtur në fillim të eksperiencës me PSG-në, por më pas fillova të mos luaj më. Kjo është një situatë e re për mua dhe është e vështirë. Nuk mund të them se jam plotësisht i lumtur sepse nuk është kjo ajo që po prisja”, deklaroi Wijnaldum. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori