LAJMI I FUNDIT:

Inter – Juventus: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

Inter – Juventus: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

Interi dhe Juventusi do të luajnë mes vete në ndeshjen derbin e zjarrtë italian të vlefshëm për javën e nëntë të sezonit 2021/22 të Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të rivalëve të urryer Bianconerëve në derbin e parë italian të sezonit, takim i cili pritet të zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 20:45.


Vendi: Giuseppe Meazza

Koha: 20:45

Lajme rreth ekipeve

Inter

Simone Inzaghi pritet të konfirmojë formacionin e tij kryesor startues këtë fundjavë.

Skema do të jetë e përhershmja 3-5-2.

Juventus

Paulo Dybala dhe Matthijs de Ligt nuk ka gjasa të jenë në dispozicion këtë fundjavë pasi ata janë ende duke u rikuperuar nga lëndimi.

Massimiliano Allegri pritet t’i përshtatet Inzaghit duke luajtur me skemën e njëjtë 3-5-2.

Fakte

Janë shënuar mbi 3 gola në 12 ndeshjet e fundit të Interit në Serie A.

Interi është i pamposhtur në 20 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.

Interi ka shënuar të paktën 2 gola në 6 ndeshjet e fundit në shtëpi në Seria A.

Juventusi ka fituar 4 ndeshjet e fundit në Serie A.

Juventusi ka fituar me 1 gol diferencë në 4 ndeshjet e fundit në Serie A.

Juventusi është i pamposhtur në 11 nga 12 ndeshjet e fundit kundër Interit në të gjitha garat.

Allegri para Derdy D’Italia: Interi është favorit për Scudetto, derbi nuk është ndeshje vendimtare
Lexo po ashtu Allegri para Derdy D’Italia: Interi është favorit për Scudetto, derbi nuk është ndeshje vendimtare

Analizë

Interi pësoi humbjen e parë në ligë këtë sezon pasi dështoi të konsolidonte epërsinë e tyre fillestare kundër Lazios dhe të mbyllte lojën në një pjesë të dytë që ishte plot me momente të diskutueshme.

Juventusi ka fituar secilën nga katër ndeshjet e fundit të ligës 1-0 dhe duket se po ri-zbulon qëndrueshmërinë e tyre mbrojtëse nën drejtimin e Allegrit, edhe pse ata gjithashtu gëzonin pak fat në këto ndeshje.

Në letër kjo duhet të jetë loja më interesante e javës. Juventusi ndoshta do të përpiqet të shënojë herët dhe të mbështetet në kundërsulme, ndërsa Interi mund të jetë më i kujdesshëm në zotërim e ndeshjes në mënyrë që të mos ekspozojë dobësitë e tij kur mbrohet në tranzicion.

Inzaghi para derbi ndaj Juventusit: Është mirë kur Allegri na sheh favorit për titull, Interi dëshiron të jetë protagonistë
Lexo po ashtu Inzaghi para derbi ndaj Juventusit: Është mirë kur Allegri na sheh favorit për titull, Interi dëshiron të jetë protagonistë

Formacionet e mundshme

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Dzeko;

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini; Cuadrado, Bentancur, Locatelli, Bernardeschi, Alex Sandro; Chiesa, Morata;

Parashikimi: Inter 0-0 Juventus

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori