LAJMI I FUNDIT:

Grusht shteti në Mal të Zi, së shpejti procesi i ri gjyqësor ndaj dy shtetasve rusëve dhe 11 personave tjerë

Grusht shteti në Mal të Zi, së shpejti procesi i ri gjyqësor ndaj dy shtetasve rusëve dhe 11 personave tjerë

Gjykata në Mal të Zi ka njoftuar hapjen e një procesi të ri gjyqësor ndaj dy shtetasve rusëve dhe 11 personave tjerë të akuzuar për pjesëmarrje në një përpjekje për grusht shteti kundër Qeverisë pro-perëndimore në vitin 2016.

Procesi i ri është caktuar të mbahet me 18 tetor dhe çështja iu caktua gjyqtarit Zoran Radoviq.


Aktgjykimi i shkallës së parë u dha më 9 maj 2019. Gjyqtari i çështjes në atë kohë vendosi që të akuzuarit, përfshirë udhëheqësit e koalicionit politik pro-serb të Frontit Demokratik, Milan Knezheviq dhe Andrija Mandiq, ish-gjenerali i xhandarmërisë serbe Bratislav Dikiq dhe dy agjentë të Shërbimit Ushtarak të Inteligjencës ruse (GRU), Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, i kishin kryer krimet për të cilat u dënuan, shkruajnë mediet e huaja.

Drejtësia malazeze nën presionin ruso-serb, Gjykata e Apelit rrëzon vendimin për rastin e tentimit për grusht-shtet
Lexo po ashtu Drejtësia malazeze nën presionin ruso-serb, Gjykata e Apelit rrëzon vendimin për rastin e tentimit për grusht-shtet

Dy shtetasit rusë u gjykuan dhe u dënuan në mungesë në Mal të Zi, njëri me 15 dhe tjetri me 12 vjet burg, ndërsa pjesa tjetër e të dyshuarve morën dënime më të vogla.

Gjykata e Apelit më 5 shkurt të këtij viti i hodhi poshtë dënimet, duke vlerësuar se vendimi i vitit 2019 ishte i shoqëruar me shkelje të ligjit penal dhe se nevojitej një proces i ri gjyqësor para një paneli tjetër gjyqtarësh.

Ky vendim vjen pas marrjes së pushtetit nga Qeveria e re pro-ruse dhe pro-serbe, e cila mundi pas gati tri dekadash Partinë Demokratike e Socialiste të presidentit Milo Gjukanoviq, që konsiderohej si një administratë pro-perëndimore e shtetit të vogël të Ballkanit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori