LAJMI I FUNDIT:

Pite me reçel dredhëzash: Ëmbëlsirë e përsosur që askush nuk mund t’i rezistojë!

Pite me reçel dredhëzash: Ëmbëlsirë e përsosur që askush nuk mund t’i rezistojë!

Kjo pite mund të qëndrojë gjatë në një enë të mbyllur dhe nuk do të ketë shans të lini asnjë thërrmijë pasi ta provoni njëherë!

Përbërësit:

– 390 g miell të lëmuar;
– 100 g sheqer;
– 100 g sheqer të kafenjtë;
– 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira;
– kripë sa mund të kapet me gishta;
– 1 vezë;
– 1 lugë ekstrakt vaniljeje;
– 220 g gjalpë të ftohtë të prerë në kube.


Për lyerje:

– 250 g xhem dredhëzash.

Përgatitja:

Aktivizoni furrën në 180 gradë dhe lëreni të nxehet. Tepsinë lyeni me gjalpë dhe vendosni letër për pjekje.

Në enë shtoni të gjithë përbërësit për brumë dhe ngjishni një brumë të lëmuar. Do t’ju nevojiten rreth 5 minuta. Dy të tretat e brumit përhapeni me gishta në fundin e tepsisë.

Përhapni reçel dredhëzash, dhe më pas copëtojeni pjesën tjetër të brumit me gishta për të krijuar një “efekt të ashpër”.

Piqni për 55 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të bukur të artë dhe lëreni të ftohet për 1 orë në temperaturë dhome para se ta prisni.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Bëni vetë ëmbëlsirë fantastike: Trileqja për shumicën është ëmbëlsirë e preferuar kremoze

Bëni vetë ëmbëlsirë fantastike: Trileqja për shumicën është ëmbëlsirë e preferuar kremoze

Ëmbëlsirë
Gullash Segedini: Gjellë e njohur, për të cilin e gjithë Hungaria është krenare!

Gullash Segedini: Gjellë e njohur, për të cilin e gjithë Hungaria është krenare!

Kuzhina e huaj
Kalo në kategori