Lista serbe ka lëshuar një komunikatë në emër të kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, përmes së cilës thonë se kanë kundërshtuar zëvendësimin e pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës, me ushtarë të KFOR-it, pasi do të mbetet në fuqi vendimi për reciprocitetin me targat e automjeteve nga Serbia.
Në komunikatë thuhet se kryetarët e komunave nga veriu gjatë ditës së djeshme (e hënë) në bisedë me komandantin e KFOR -it kanë marr propozimin që “forcat speciale shqiptare” të zëvendësohen me ushtarë të KFOR -it, “por që vendimi i njëanshëm i Prishtinës për konfiskimin e targave serbe dhe rrezikimin e lirisë së lëvizjes të mbetet në fuqi, dhe që veriu të bëhet geto serbe”.
“Në konsultim me qytetarët tanë, njëzëri hodhëm poshtë një propozim të tillë. Populli ynë dhe ne, përfaqësuesit e tij, nuk jemi të gatshëm të pajtohemi me synimin e Prishtinës për të na futur në geto dhe për të hequr të drejtën për lirinë e lëvizjes, e cila është vlera e Evropës moderne dekada më parë dhe që duhet të zbatohet për serbët në këtë zonë”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe, në emër të kryetarëve të katër komunave në veri, përcjell Telegrafi.
Më tej në komunikatë thuhet se “për shkak të vendimit të njëanshëm të Prishtinës, serbët protestojnë në Jarinë dhe Bërnjak tash e nëntë ditë dhe do të qëndrojnë për aq kohë sa është e nevojshme, sepse nuk pajtohen me synimin e Prishtinës për të na futur në kafaze. Është gënjeshtër se ne jemi të prekur nga kombësia e atij që na heq targat, por vetë qëllimi për t’i hequr ato. Pa marrë parasysh se çfarë uniforme ka veshur dikush”.
“Prania e forcave speciale të armatosura deri në dhëmbë që rrahin serbët duarthatë është arsyeja për masivitet dhe këmbënguljen e njerëzve tanë në luftën për të drejtën e lirisë së lëvizjes”.
“Prandaj i bëjmë thirrje edhe një herë Prishtinës që të kthejë gjendjen në periudhën para 20 shtatorit të këtij viti, të tërheqë formacionet e saj të armatosura në dhëmbë dhe të gjejë një zgjidhje të përshtatshme përmes dialogut me Beogradin. Çdo gjë tjetër vetëm do të ndez situatën tashmë të ndezur, të cilën përfaqësuesit tanë po e mbajnë nën kontroll me shumë vështirësi, ndërsa nga ana tjetër, njerëzit tanë po maltretohen nga forcat speciale ROSU”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët