Federata e Golfit të Kosovës njoftoi për organizimin e Kampionatit të dytë shtetëror të Kosovës në golf i cili do mbahet këtë të shtunë me datë 2 tetor në Resortin e Golfit Heitlinger Genusswelten në Ostringen të Gjermanisë e ku pritet të marrin pjesë rreth 55 lojtarë të Kosovës, duke përfshirë edhe pesë lojtare femra.
Lojtarët që do të marrin pjesë në këtë garë do të bashkohen nga vende si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Austria, Holanda, Kosova, dhe nga brenda Gjermanisë.
Nënkryetari i Federatës së Golfit të Kosovës, Lavdim Zylfiu, në një konferencë për media tha se ky është kampionati më madhështor i organizuar ndonjëherë nga Federata e Golfit e Kosovës.
“Me datë 2 tetor të këtij viti, pra ditën e shtunë, do të mbahet kampionati shtetëror i Kosovës në golf dhe njëherazi ky do të jetë kampionati më madhështor që është organizuar ndonjëherë për shtetin e Kosovës. Do të marrin pjesë për herë të parë një numër shumë i madh i lojtarëve që do të jetë për herë të parë rreth 55 lojtarë të cilët do të udhëtojnë nga nëntë shtete të ndryshme, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastaj nga Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Austria, Holanda, nga brenda Gjermanisë si dhe nga Kosova. Ky kampionat do të jetë i regjistruar në Federatën Evropiane të Golfit dhe do të njihet në të gjitha shtetet e botës dhe njëherazi do t’i paraprijë anëtarësimit të Federatës së Golfit të Kosovës në EGA e cila është organizata më e fuqishme në Evropë”, ka deklaruar ai.
Zylfiu njoftoi se fatkeqësisht në këtë kampionat nuk do të paraqitet kampioni Mërgim Gjinovci, ndërsa shpalosi synimet që kjo Federatë ka e që është kualifikimi për në Olimpiadën e Parisit ose edhe të Los Anxhelosit.
“Fatkeqësisht në këtë kampionat nuk do të marrë pjesë kampioni nga vitit 2019 që është Mërgim Gjinovci, i cili ka një lëndim shumë serioz, që ka ndodhur para dy javësh, por them me përgjegjësi që skuadra apo skuadra sepse do t’i kemi diku rreth 15 ekipe të cilat posedojnë një kualitet të jashtëzakonshëm dhe në mesin e këtyre do të kemi lojtarë të cilët gjithashtu potencial do të kenë Olimpiadën dhe ëndrra jonë padyshim më e madhja është që Kosova të ketë një paraqitje në lojën e golfit, qoftë në Olipiadën e Parisit më 2024 ose në vitin 2028 (Los Anxhelos) dhe ky është synimi ynë kryesor përveç masovizimit dhe promovimit të këtij sporti në Kosovë dhe jashtë saj”, tha ai.
Zylfiu shtoi se nga lojtarët që do të marrin pjesë do të jenë edhe pesë lojtare femra, dy prej të cilave lojtare profesioniste.
Ky kampionat, për herë të parë, do të ketë edhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.
“Nga të gjithë këta lojtarë që i përmenda 55 sosh, në mesin e tyre do t’i kemi edhe 5 lojtare femra, dhe dy prej tyre do të jenë lojtare profesionale. Për herë të parë do ta kemi një kampionat i cili do të jetë në përkrahje të Qeverisë së Kosovës. Për shkak të madhështisë së kampionatit ne kemi ftuar disa personalitete që të udhëtojnë së bashku me ne në Gjermani në Resortet e golfit në qytezën Oslingen, ku do të mbahet ky kampionat”, shtoi Zylfiu.
Federata e Golfit të Kosovës për herë të parë në Prishtinë është themeluar më 17 tetor të vitit 2018.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKarim Benzema kthehet në Real Madrid
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit