LAJMI I FUNDIT:

Prodhuesi kosovar, Mustafa: Rritja e çmimeve nuk po ndodh vetëm në Kosovë, ndikimi është botëror

Prodhuesi kosovar, Mustafa: Rritja e çmimeve nuk po ndodh vetëm në Kosovë, ndikimi është botëror

Në emisionin “7 Ditë me Panxhën” është diskutuar rreth Indeksit i Çmimit të Prodhimeve, ku i ftuar në studio ishte prodhuesi kosovar që është furnizues me paketime, Berat Mustafa.

Sipas drejtorit ekzekutiv në Flexograf, ngritja e çmimeve po ndodh botërisht dhe jo vetëm në Kosovë.


“Rritjet e çmimeve janë rritje globale, në nivel botëror, kjo nuk është duke ndodhur vetëm në Kosovë”, thotë ai.

Ndërkohë, Mustafa, ka theksuar se në ngritjen e çmimeve ndikojnë shumë faktorë, ndër ta edhe transporti.

“Për ngritjen e një produkti shumë elemente bëjnë pjesë. Fillimisht është transporti dhe ne e dimë se Kina ka qenë një ndër prodhuesit më të mëdhenj botërorë të lëndës së parë, ku janë furnizuar pjesa dërrmuese jo vetëm e regjionit tonë, por mbarë botës. Tash me ngritjen e transportit kanë filluar të ngritën edhe çmimet”, shprehet Mustafa.

Sa i përket trendit të rritjes së çmimeve, ai thotë se kjo do të vazhdoj pasi prodhuesit nuk mund ta bartin më ngritjen e çmimeve mbi vete.

“Deri në shtator ka pasur një tendencë të rënies së çmimeve, derisa ditëve të fundit ka njoftime përsëri për ngritje të çmimeve në berzhën ndërkombëtare të lëndëve të para. Besoj se do të ketë ngritje të çmimeve edhe më shumë sepse prodhuesit më nuk mund ta bartin ngritjen e çmimeve”, tregon ai.

Ndryshe, Mustafa ka shtuar se ne si shtet duhet të përgatitemi për të përballuar këtë ngritje të çmimeve botërore.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Botë
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company

Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company

Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve

Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve

APPK
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori