LAJMI I FUNDIT:

‘Dita Mamba’ u shënua në mënyrë të veçantë, të gjitha foshnjat e porsalindura morën dhurata për nder të Kobe Bryant

‘Dita Mamba’ u shënua në mënyrë të veçantë, të gjitha foshnjat e porsalindura morën dhurata për nder të Kobe Bryant
(Foto: Instagram/lakers)

Ekipi i basketbollit i Los Angeles Lakers shënoi ‘Ditën Mamba’ në një mënyrë të veçantë, një ditë kushtuar lojtarit legjendar, Kobe Bryant.

‘Dita Mamba’ mbahet që nga viti 2016, kurse pas vdekjes tragjike të basketbollistit ikonik, përmbajtja e këtih festimi është shtuar.

Lakers kanë shënuar një ditë kushtuar Kobe Bryant që nga 24 gushti i vitit 2016. Arsyeja janë numrat 24 dhe 8 që Kobe i ka bartur në fanellë gjatë karrierës me këtë klub basketbollistik.


Këtë vit, të gjitha foshnjat e lindura në atë datë (24 gusht) në Spitalin UCLA, kanë marrë dhurata në shenjë nderimi për Bryant të shoqëruara me një mesazh të veçantë.

View this post on Instagram

A post shared by Los Angeles Lakers (@lakers)

“Nëse lindni më 24 gusht, jeni Laker për gjithë jetën”, kanë shkruar Lakers në dedikimin ndaj foshnjave.

“Mirë se vini në botë. Në këtë ditë të veçantë, ne nderojmë Bryantin dhe festojmë lindjen tuaj. Kobe e donte familjen e tij, kështu që në këtë ditë ne ju japim juve dhe familjes tri fanella Mamba, për të dashurit tuaj dhe që ta vishni kur të rriteni. Lakers janë një familje për gjithë jetën”, thuhet tutje në mesazhin që morën të porsalindurit.

Kujtojmë që Kobe Bryant vdiq tragjikisht në një aksident me helikopter në Kaliforni më 26 janar të vitit 2020, së bashku me vajzën e tij, Gianna, gjashtë miq dhe një pilot. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A festoi gjyqtari kur Dani Olmo humbi penalltinë në goditjen e parë?

A festoi gjyqtari kur Dani Olmo humbi penalltinë në goditjen e parë?

La Liga
Ronaldo e këshillon top yllin portugez që të transferohet në verë tek Man United

Ronaldo e këshillon top yllin portugez që të transferohet në verë tek Man United

Premier League
Ancelotti në telashe të mëdha, rrezikon të dënohet me katër vjet burg

Ancelotti në telashe të mëdha, rrezikon të dënohet me katër vjet burg

La Liga
Barcelona me njoftim për lëndimin e Dani Olmos, konfirmohet skenari më i keq

Barcelona me njoftim për lëndimin e Dani Olmos, konfirmohet skenari më i keq

La Liga
Federata Spanjolle e Futbollit sqaron gjithçka rreth akuzave të Osasunas për fitore në tavolinë ndaj Barcelonës

Federata Spanjolle e Futbollit sqaron gjithçka rreth akuzave të Osasunas për fitore në tavolinë ndaj Barcelonës

La Liga
Gjashtë shtete rrezikojnë të mos marrin pjesë në Kupën e Botës shkaku i Donald Trump

Gjashtë shtete rrezikojnë të mos marrin pjesë në Kupën e Botës shkaku i Donald Trump

Ndërkombëtare
Kalo në kategori