LAJMI I FUNDIT:

Aktorët e “Friends” pozojnë në koleksionin e parë zyrtar

Aktorët e “Friends” pozojnë në koleksionin e parë zyrtar

Dje (e hënë), Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer bashkuan forcat në Instagram për të njoftuar koleksionin e parë zyrtar të veshjeve “Friends”.

Me çmim nga 19,99 dollarë për filxhanë deri në 49,99 dollarë për modelet e xhupave, linja është e frymëzuar nga skena ikonike dhe citime nga tre sezonet e para të serialit – nga “Smelly Cat” në “We were on a break!”.


Aniston, Cox dhe Schwimmer gjithashtu treguan se gjysma e të ardhurave të tyre nga koleksioni do të shkojnë për bamirësi.


Aniston, 52 vjeç, pozoi në modelin “I know” dhe, në mënyrë të përshtatshme, kapela “We Were SO Not On a Break”, ndërsa Cox, 57 vjeç, zgjodhi bluzën “We’ll Be There for You”.

View this post on Instagram

A post shared by Matthew Perry (@mattyperry4)


Perry, 51 vjeç, zgjodhi një bluzë të shtypur me një nga rreshtat e tij më qesharak: “You have to stop the Q-Tip when there’s resistance”. Dhe LeBlanc, 54 vjeç, tregoi filxhanin “Could I BE Wearing Any More Clothes?”.

View this post on Instagram

A post shared by Matt LeBlanc (@mleblanc)


Schwimmer veshi bluzën me mbishkrim “Lobsters” të ilustruar me një pamje të tij dhe Aniston.

View this post on Instagram

A post shared by David Schwimmer (@_schwim_)

Ndërsa, Lisa Kundrow zgjodhi bluzën e zezë me mbishkrimin e bardhë, “We were on a break”.

View this post on Instagram

A post shared by Lisa Kudrow (@lisakudrow)


Koleksioni përfaqëson të parin nga tre pikat e shitjes; linjat e mëvonshme me sa duket do të përfshijnë referenca nga sezonet e mëvonshme të “Friends”, me secilin të disponueshëm për vetëm katër javë.


Lëshimi i koleksionit vjen pas debutimit në maj të ribashkimit të shumëpritur të “Friends”, i cili shfaqi aktorët të ndanin një dhomë përsëri për herë të parë në 17 vjet. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Kalo në kategori