Misioni ushtarak në Afganistan, që tani merr fund, ishte më shumë se luftë kundër terrorit. I tillë ai ishte vetëm në fillim. Shumë shpejt misioni synonte të sillte demokracinë, të drejtat e njeriut, arsimin e mirëqenien në vendin rëndë të goditur. Sidomos gjermanët, tradicionalisht kritikë ndaj misioneve ushtarake, kishin nevojë për këtë qëllim të “lartësuar” si justifikim për pjesëmarrjen e tyre. E, sigurisht qëllimi është i respektuar.
Por, ideja e eksportimit të demokracisë dështoi, jo vetëm në Afganistan, por në tërësi. Sot Afganistani, megjithë një qeveri të mbështetur nga Perëndimi, me influencë gjithnjë e më të vogël, konsiderohet si një nga vendet më të korruptuara të botës. Dhe, duket se shumë shpejt talibanët do të kthehen në pushtet, të paktën si pjesë e qeverisë së ardhshme, por me shumë gjasa me pushtet të plotë dhe me dhunë. Gati 20 vjet formësim i një identiteti kombëtar nga disa vende të fuqishme të botës, shkuan më kot.
Afganistani nuk është modeli i vetëm. Presidenti amerikan George W. Bush, me ndërhyrjen ushtarake në vitin 2003 në Irak, nuk donte vetëm të çlironte Irakun nga Sadam Huseini dhe t’i merrte armët e shkatërrimit në masë (që nuk ekzistonin), por të eksportonte në këtë vend vlerat perëndimore. Askush nuk mëton sot ta përmendë këtë. Edhe për Kinën mendohej se do të ndryshonte, jo përmes intervenimit, por përmes tregtisë. Pikërisht në Gjermani ekzistonte ky qëndrim, me forcimin e shkëmbimeve të demokratizohej ky vend në ekspansion dhe në fund të kthehej në një partner të preferueshëm në skenën ndërkombëtare.
Konkluzioni në fund është edhe më i hidhur: Jo vetëm që Kina është zhvilluar në drejtimin e kundërt dhe po paraqitet gjithnjë e më autoritare dhe agresive jashtë, por sistemi i këtij vendi po imitohet nëpër botë dhe kuptohet si kundërmodel i shoqërisë perëndimore.
Është koha për të nxjerrë mësime. Në Afganistan u shtrua edhe pyetja se mos NATO duhej të mbronte për kohë të pakufizuar atë që ishte arritur në këtë vend. Amerikanët iu përgjigjen me “jo” kësaj pyetjeje, me pasojë edhe tërheqjen e trupave të tjera të huaja nga Afganistani. Jo vetëm presidenti Donald Trump donte t’i jepte fund “luftës së përhershme”, por edhe pasardhësi i tij, Joe Biden, tha në Kongres se ky mision nuk ishte menduar kurrë si një “mision që do kalonte nëpër breza”. Dy presidentë të ndryshëm në mënyrë pragmatike kanë bërë një gjë të qartë: Qëllimi ushtarak luftimi i terrorit është arritur, pjesa tjetër nuk na intereson më.
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, kërkon tani që përmes impulseve financiare të kërkohet një qeverisje e mirë, pavarësisht se kush qeveris. Ndihmat për zhvillim do të jepen në atë masë sa ka pasur edhe progres në drejtim të paqes, ruajtjes së demokracisë e ligjshmërisë, luftimit të korrupsionit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Kërkesa të tilla sigurisht mund të shtrosh, por iluzione nuk mund të kesh. Sepse, me vlerat perëndimore kishte vështirësi edhe një president krahasimisht modern si Ashraf Ghani.
Lidhja e ndihmës për zhvillim me mirëqeverisjen është një metodë që qeveria gjermane po e përdor në botë. Pa dyshim është më mirë se të derdhësh para në një vend pa shtruar asnjë pyetje. Por, më së voni me Afganistanin, Perëndimit do i duhet të heqë dorë nga ideja naive se mund të eksportojë sistemin e vet një për një me mjete ushtarake. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania