LAJMI I FUNDIT:

Babai i Rita Orës nuk e harron zanatin e vjetër të familjes, i cili shpjegon edhe domethënien e mbiemrit të tyre

Babai i Rita Orës nuk e harron zanatin e vjetër të familjes, i cili shpjegon edhe domethënien e mbiemrit të tyre
Foto: Besnik Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, është artistja e parë nga Kosova e cila depërtoi në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Me debutimin e saj në vitin 2012, të gjithë ishin të apasionuar pas talentit që buronte nga një vajzë refugjate në Mbretërinë e Bashkuar, por e cila kishte lindur në kryeqytetin e një shteti të vogël, që quhej Prishtinë.

Ajo njihet me mbiemrin Ora, për lehtësi të shqiptimit nga të huajt, por në të vërtetë mbiemri i saj origjinal është Sahatçiu.


Familja Sahatçiu – Ora, nga e majta: Besniku, Rita, Doni, Vera dhe Elena Ora (Foto: Instagram)

Këngëtarja 30-vjeçare ka prejardhje nga një familje e njohur me traditë në Pejë, të cilët shquheshin si orëtarë, me çka edhe i jep kuptimim domethënies së mbiemrit të tyre “Sahaçiu (orëndërtues)”.

E duket se këtë zanat nuk e ka harruar babai i artistes nga Kosova, Besnik Sahatçiu, i cili edhe pse prej afro tri dekadash jeton në Londër, vazhdon me kënaqësi të kultivojë herë pas here këtë zanat të vjetër.

Ka qenë së fundmi bashkëshortja e Besnikut dhe nëna e këngëtares, Vera, ajo e cila ka publikuar një fotografi të burrit të saj, ku shfaqet duke rregulluar një orë jashtë përdorimit.

Foto: Vera Ora/InstaStory

“Orëndërtues”, shkroi Vera në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa etiketoi bashkëshortin e saj.

Prindërit e Rita Orës janë larguar për në Mbretërinë e Bashkuar kur Rita ishte vetëm një vjeçe, teksa talentin për t’u marrë me art, këngëtarja e ka trashëguar nga gjyshi i saj, regjisori i ndjerë me prejardhje nga Peja, Besim Sahatçiu. /Telegrafi/

Familja e këngëtares Rita Ora (Foto: Besnik Ora/Instagram)