LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi i Sigurimit të Letonisë: Shtetasi rus G. V. Silonov i arrestuar për spiunazh ka lidhje me deputetin Jana Adamsons

Shërbimi i Sigurimit të Letonisë: Shtetasi rus G. V. Silonov i arrestuar për spiunazh ka lidhje me deputetin Jana Adamsons
Arrestimi i deputetit letonez Jana Adamsons

Agjencitë e zbatimit të ligjit në Letoni, nën akuzën për spiunazh kanë arrestuar shtetasin rus, G. V. Silonov. Arrestimi ishte bërë mw 9 qershor në Aeroportin Ndërkombëtarë të Rigës.

Pas kapjes së tij, gjykata kishte vendosur që shtetasit rus G. V. Silonov t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj.


Shërbimi i Sigurimit të Shtetit të Letonisë (VVD) kishte dëshmi që në rastin e spiunazhit të shtetasit rus, është i përfshirë edhe deputeti i Parlamentit të Letonisë, Janis Adamsons ndaj të cilit po atë ditë fillon procedimin penal.

Pasi që deputeti Adamsons kishte imunitet, Parlamenti i Letonisë në seancën e datës 10 qershor kishte marr vendim që atij t’i hiqet imuniteti, çka i kishte hapur rrugë gjykatës që nën akuzën për spiunim për Federatën Ruse, të merr vendim për arrestimin e tij.

Adamsons kishte qenë pjesë e Komisioneve parlamentare të Mbrojtjes, Punëve të Brendshme dhe Parandalimit të Korrupsionit.

Gjatë epokës së Bashkimit Sovjetik, Adamsons kishte qenë pjesëtarë i Marinës së Ushtrisë Sovjetike. Pas pavarësisë së Letonisë, ai kishte shërbyer në Ushtrinë letoneze duke pasur pozita të larta si zëvendëskomandant i Forcave Detare letoneze dhe Komandant i Brigadës së Rojave Kufitare.

Pas pensionimit nga ushtria, Adamsons ishte kyçur në politikë, ku gjatë viteve 1994-1995 kishte kryer detyrën e Ministrit të Brendshëm, nga e cila largohet pasi që zgjidhët deputet.

Se Rusia përmes Shërbimeve të saja inteligjente është aktive në Letoni e thotë edhe raporti i VVD-së për vitin 2020.

Sipas raportit të VVD-së, shërbimet inteligjente ruse përmes propagandës janë duke tentuar që të rrisin klimën e pakënaqësisë në Letoni, duke minuar besimin e shoqërisë në vetvete dhe në vet shtetin. Përmes kësaj ata tentojnë ta paraqesin Letoninë si shtet të dështuar, ndërkohë që shpëtimi i vetëm është tek Rusia dhe lideri i saj Vladimir Putin.

Shërbimet inteligjente ruse përmes propagandës agresive sikur në rastin e Letonisë, janë duke tentuar të ndërhyjnë te të gjitha shtetet fqinje dhe tek ato ku Rusia ka interes të shtrij ndikimin e saj, siç është edhe rajoni i Ballkanit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Evropa
IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

Azia
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori