LAJMI I FUNDIT:

Pse ndarja është e dëmshme për shëndet? Ç’duhet ndërmarrë për ta bërë më të lehtë dhe më të përballueshme

Pse ndarja është e dëmshme për shëndet? Ç’duhet ndërmarrë për ta bërë më të lehtë dhe më të përballueshme

Sëmundjet e zemrës, stresi, depresioni, shkurtimi i jetës… Ndarja ndikon në të gjitha!

Dr. Samire Gashi – Braina,
Psikiatër
Tel. 044 115 533

Ndarja lë gjurmë jo vetëm në aspektin emocional, por edhe në shëndetin trupor:


Sëmundjet e zemrës – Më tepër janë të atakuar personat e ndarë rrezikut për sëmundje të zemrës në raport me personat që nuk janë të divorcuar. Në të shumtën e rasteve ndarjet ndodhin rreth viteve të 40-ta në kohën kur te femrat bie niveli i estrogjenit, e pikërisht estrogjeni mbron zemrën e tyre.

Depresioni – Shumë persona i ikin ndarjes për shkak të ndikimit te ndarjes në shëndetin emocional. Këtu nuk ka fitimtar. Meshkujt besohet se janë të papërgatitur për ndarje, për dallim nga femrat.

Martesa sjell baraspeshë emocionale dhe fizike. Por, edhepse nga martesa dalin gjëra pozitive, të dy partnerët duhet te punojnë në krijimin e bashkësisë së lumtur dhe të suksesshme.

Studimet flasin se njerëzit e martuar, me kohën janë të lumtur për dallim nga të ndarët për shumë arsye. Duke u nisur nga fakti se jemi qenie sociale, do të dëshironim që me të tjerët të ndajmë edhe të mirën edhe të keqen. Më pak do të jemi nervoz nëse me të tjerët ndajmë krejt çka ndodhë momentalisht në jetën tonë.

Edhepse martesa mund të jete stresuese, ajo na mundëson të gjejmë mënyra tjera që ta tejkalojmë stresin në jetë.

Ndarja ndikon në të gjitha!

Vitet e fundit shpeshherë përmenden rastet ku bashkëshortët nuk mund të ndahen në mënyrë të qetë, kështuqë bëhen të rrezikshëm për njeri-tjetrin.

Poashtu, në mediume mund të lexojmë ose dëgjojmë lajme që flasin se meshkujt, me rrallë femrat, vrasin anëtarët e familjes e më pas edhe veten dhe dihet pak se shkak i kësaj tragjedie është pikërisht ndarja ose divorci.

Ja disa sugjerime se si të parandalojmë dhe cilat masa duhet ndërmarrë për ta bërë më të lehtë dhe më të përballueshme:

1. Ndërmerrni diçka

Mënyra e vetme që të merrni kontrollin për jetën tënde dhe fëmijëve tuaj është pikërisht aftësia e menaxhimit të zemërimit duke kërkuar ndihmë profesionale. Kjo do t’ju ndihmoj që më lehte ta kuptoni partnerin dhe gjithë atë që po ndodhë.

2. Siguria në rend të parë

Nëse jeta në bashkësi familjare paraqet rrezik për ndarje, atëherë diçka duhet të ndryshojë. E vetmja zgjidhje është që të ndërroni vendbanimin.

3. Mbani mend se dhuna përsëritet

Prandaj me kohë merrni konsultimet profesionale se si të sillemi në situate të tillë.

4. Silluni në mënyrë të përgjegjshme

Edhe pse presioni është tejet i rritur në situatë të tillë duhet menduar për fëmijët. Ndonjëherë ndodhë që disa fëmijë edhe vetë bëhen të dhunshëm nëse ju kanë ekspozuar agresivitetit në familje. Poashtu duhet mësuar se si të largohesh nga ish-burri apo gruaja, përpara se të shprehet në mënyrë brutale apo agresive. Nëse e humbni kontrollin në situatë të tillë, do jetë mjaft vështirë.

5. Vëni kufij

Kjo nuk do jetë e lehtë. Duhet të vendosni se kur do ia ndërpritni telefonin ish-partnerit kur situata acarohet, apo kur duhet ta thërrisni policinë. Nuk do arrini çdoherë të bëni veprimet e duhura në kohë të duhur. Por, para së gjithash duhet menduar çdo herë për fëmijët.

6. Dërgoni fëmijët te terapeutisti

Fëmijët duhet kuptuar se për asnjë veprim, gjegjësisht, vendim të prindërve, ata nuk janë fajtor. Kjo është ndonjëherë shumë e vështirë për ta kuptuar dhe shpeshherë fajësojnë veten për dështimin e martesës së prindërve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori