Sot kanë rifilluar gërmimet për gjetjen e trupave të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në vend, te varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës.
Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu.
Sipas tij, sot kanë rifilluar punën për gjetjen edhe të mbetjeve tjera mortore në veri të Mitrovicës, pas gërmimeve të cilat i kanë kryer javën e kaluar në Arbanë të Prizrenit ku siç tha ai kanë ekshumuar një trup.
“Gërmimet kanë rifilluar javën e kaluar. Në Arbanë të Prizrenit kemi ekshumuar një trup, dhe sot ka qenë e planifikuar në veri të Mitrovicës te varrezat e myslimanëve, të cilat kanë filluar në orën 09:00”, ka thënë Gërxhaliu.
Gërxhaliu po ashtu tha se punimet do të zgjasin 15 deri në 20 ditë punë, duke përfshirë këtu edhe një zonë të Serbisë, saktësisht në Kizhevak të cilat punime do të rifillojnë më 5 maj.
Edhe kryetari i Shoqatës së të pagjeturve në Mitrovicë, Bajram Çerkini për Telegrafin konfirmoi se sot kanë rifilluar gërmimet për gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës së Kosovës, te varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës.
“Jam në veri të Mitrovicës, te varrezat e myslimanëve pasi kanë filluar punimet”, ka thënë Çerkini.
Ndërkaq, ditë më parë për Telegrafin nga zyra e informimit të Ministrisë së Drejtësisë treguan për rifillimin e punimeve në territorin e Serbisë.
Nga kjo zyrë po ashtu treguan se deri më tani janë identifikuar dy persona nga Rrezalla e Skenderajt.
“Ju njoftojmë se ekspertet e Mjekësisë Ligjore do të vazhdojnë punimet nga data 5 maj 2021, me dekonservimin e terrenit – dhe zhvarrimin e trupave. Gjithashtu ju njoftojmë se deri më tani janë identifikuar dy persona nga Rrezalla e Skenderajt”, thuhej në përgjigjen e tyre.
Ndryshe, pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6,500 persona kanë qenë të zhdukur.
Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.
Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1,600 persona, kryesisht shqiptarë.
Ndriçimi i fatit të personave të zhdukur është një nga pikat e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e cila është nënshkruar më 4 shtator në Uashington nga kryeministri tashmë në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Çështja e të zhdukurve është gjithashtu në agjendën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian (BE). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake