LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon Lajçakun: Dialogu të adresojë çështje të pazgjidhura, jo të krijojë të reja

Kurti takon Lajçakun: Dialogu të adresojë çështje të pazgjidhura, jo të krijojë të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Bruksel, ku në orët e mbrëmjes ka zhvilluar një takim me emisarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të jetë parimor dhe i përgatitur mirë.

“Unë rikonfirmova që dialogu duhet të jetë parimor dhe i përgatitur mirë. Duhet të pranojë realitetin dhe të vërtetën, të jetë i barabartë dhe të adresojë çështje të pazgjidhura, jo të krijojë të reja”, ka shkruar Kurti në Twitter.


Ndryshe, kryeministri Kurti sot ka pasur takime të shumta me zyrtarë të lartë të BE-së.

Në delegacion me kryeministrin Kuti gjatë vizitës në Bruksel janë edhe dy zëvendëskryeministra, Donika Gërvalla-Schwartz, për Punë të Jashtme dhe ai për Çështje Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve

KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve

Politikë
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
LDK e LVV

LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Lajme
NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike

NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike

Lajme
Kalo në kategori