LAJMI I FUNDIT:

Tentim vrasje në Hajvali, arrestohet i dyshuari

Tentim vrasje në Hajvali, arrestohet i dyshuari
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një tentim vrasje në Hajvali. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10.

Sipas raportit të policisë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar, i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të
viktimës. Viktima nuk kishte pësuar lëndime.


“Nga i dyshuari është konfiskuar një armë e shkurt-pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë që dyshohet te jetë e armës së lartcekur. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/