Anemia është një sëmundje që prek rreth 1.62 miliard njerëz në botë, një shifër që sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë korrespondon me 24.8 për qind të popullatës globale.
Kjo sëmundje ka të bëjë me sasinë e paktë të hekurit në gjak dhe rrjedhimisht furnizimin e dobët të trupit me oksigjen. Edhe në Shqipëri, numri i personave që vuajnë nga kjo sëmundje është i konsiderueshëm.
Anemia shkaktohet nga një sërë faktorësh por edhe mund të jetë e trashëgueshme. Kjo sëmundje nxitet kryesisht nga tre probleme: humbja e madhe e gjakut, nivelet e larta të vetëshkatërrimit të rruazave të kuqe dhe nivelet e ulëta të prodhimit të tyre.
Ju sjellim më poshtë një informacion të dobishëm mbi ushqimet që duhet të konsumoni për të luftuar aneminë dhe për të qenë të shëndetshëm njëkohësisht:
Anemia dhe hekuri
Hekuri është pjesë thelbësore e hemoglobinës, një proteinë që transferon oksigjenin nga mushkëritë në çdo cep të organizmit. Sipas të dhënave kur hekuri mungon, rruazat e kuqe e kanë të pamundur të transferojnë oksigjen. Mungesa e tij shkakton lodhje, dhimbje koke, thonj të brishtë, vështirësi në frymëmarrje e të tjerë.
Doza e rekomanduar ditore e hekurit për gratë është nga 15-18 miligramë. Për burrat kjo dozë luhatet mes 8 deri në 11 miligramë.
Disa prej ushqimeve më të pasura me hekur janë mishi dhe vezët. Megjithatë hekurin e gjejmë edhe në shumë ushqime me bazë bimore siç janë perimet, patëllxhanët, patatet e mbi të gjitha spinaqi.
Legumet
Fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat janë tepër të pasur me hekur por edhe me proteinë, fibër, acide yndyrore. Ato përmbajnë edhe vitaminat A, C, E, K dhe B6. Një racion me thjerrëza të gatuara fron 6 miligramë hekur. Një racion me fasule të kuqe të pagatuara ofron 15 miligramë hekur.
Arrorët dhe farat
Arrorët dhe farat janë përbërës kryesorë në shumë regjime ushqimore vegjetariane dhe vegane. Gjalpi i bajames për shembull ofron 9.3 miligramë hekur në një lugë.
Patatet
Sipas të dhënave shkencore, një racion me patate të ëmbël të pjekur ofron 1.4 miligramë hekur. Një patate e pjekur me gjithë lëkurë ofron 3.2 miligramë hekur. Siç mund ta vëreni, shumica e ushqyesve të patatja gjenden tek lëkura. /AgroWeb/TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe