LAJMI I FUNDIT:

Nga Ibrahimovic te Coutinho – zbulohet formacioni i të dështuarve të Barcelonës në shekullin 21, shumë yje pjesë e tij

Nga Ibrahimovic te Coutinho – zbulohet formacioni i të dështuarve të Barcelonës në shekullin 21, shumë yje pjesë e tij

Dy yjet e mëdha, Zlatan Ibrahimovic dhe Philippe Coutinho janë emëruar në “Formacionin e dështuar” të Barcelonës për Shekullin 21 nga media spanjolle.

Pavarësisht se kanë shijuar sukses të madh në pjesën tjetër të Evropës, dyshja ose kanë luftuar – ose janë ende duke luftuar në Nou Camp.


Është gazeta spanjolle Marca e cila ka zgjedhur 11-shen e dështuar të Barcelonës për shekullin 21, ku Ibra dhe Coutinho nuk janë yjet e vetëm.

Formacioni i të dështuarve sipas gazetës Marca

Portieri dhe mbrojtja

Richard Dutruel; Martin Caceres, Dmytro Chygrysnkiy, Yerry Mina, Thomas Vermaelen

Portieri francez Dutruel shkëlqeu te Celta Vigo, për t’i rënë në sy Barcës në vitin 2000, por ai mbeti pas Pepe Reinas në hierarkinë e portierëve, ndërsa u largua dy vjet më vonë me vetëm 15 paraqitje në La Liga.

Në mbrojtje, ka emra të njohur si Mina i Everton dhe ish-ylli i Arsenalit, Vermaelen, të cilët dështuan ta tregojnë veten në Camp Nou.

Chygrysnkiy u soll në Camp Nou pas shtatë vitesh të qëndrueshme në Shakhtar Donetsk, por luajti vetëm një sezon para se të kthehej në Ukrainë si dështim.

Ndërkohë, Caceres arriti si një lojtar me perspektivë, por dëmtimet dhe forma jo e vazhdueshme siguruan që ai të mos jetonte kurrë në përputhje me potencialin e tij.

Mesfusha

Alex Song, Andre Gomes

Song kishte të gjitha premtimet në botë, por u pengua nga dëmtimet gjatë gjithë karrierës së tij.

Në katër vjet, ai arriti më pak se 40 ndeshje në La Liga dhe ishte dërguar në West Ham midis 2014 dhe 2015 dhe përfundimisht u bashkua me Rubin Kazan në 2016.

Ylli i Evertonit, Gomes u bashkua pasi shijoi një debutim të shkëlqyeshëm në La Liga me Valencian.

Mesfushori i Portugalisë bëri më pak se 50 paraqitje gjatë tre viteve dhe u shit në fund tek Everton pas një periudhe huazimi në Goodison Park.

Sulm

Ricardo Quaresma, Juan Roman Riquelme, Philippe Coutinho, Zlatan Ibrahimovic

Pavarësisht se shijoi një karrierë madhështore që zgjati 20 vjet, Quaresma nuk pati shumë sukses në Barcelona.

Ai ishte në Camp Nou për vetëm një sezon, pasi u bashkua si një talent në moshën 19-vjeçare, duke luajtur vetëm 22 herë dhe duke u larguar pas një përçarje me trajnerin Frank Rijkaard.

Riquelme njihej si një nga lojtarët më të aftë dhe më me klas në botë, por trajneri i atëhershëm Louis van Gaal nuk ishte tifoz i argjentinasit.

Koha e tij zgjati vetëm tre vjet para se të transferohej në Villarreal, ku gëzoi sukses të vërtetë.

Coutinho është i vetmi lojtar aktual në ekip – dhe ka qenë një humbje e vërtetë pas lëvizjes së tij madhe parash prej 145 milionë funtesh nga Liverpool.

Një përzgjedhje e çuditshme në listë, Ibrahimovic i kushtoi Barcelonës rreth 60 milionë euro në 2009.

Por, një grindje me menaxherin e atëhershëm Pep Guardiola nënkuptonte që Zlatan të dërgohej në Milan pas vetëm një sezoni.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Liga e Kampionëve
Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Boks
Kalo në kategori