LAJMI I FUNDIT:

Ministri malazez mohon gjenocidin në Srebrenicë, reagon ashpër BE-ja

Ministri malazez mohon gjenocidin në Srebrenicë, reagon ashpër BE-ja

Bashkimi Evropian hodhi poshtë dhe dënon çdo mohim, relativizim ose keqinterpretim të gjenocidit të Srebrenicës, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero Hernandez pas deklaratave të Ministrit të Malit të Zi, Vladimir Leposaviq në lidhje me gjenocidin serb në Bosnje-Hercegovinë.

“Vitin e kaluar ne shënuam 25 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, një nga kapitujt më të errët në historinë moderne evropiane. Është koha që të gjithë udhëheqësit politikë në rajon të udhëheqin në rrugën e nderimit të viktimave dhe promovimin të pajtimit”, theksoi Pisonero.

Sidoqoftë, Ministri i Drejtësisë, Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi, Leposaviq, deklaroi në parlament javën e kaluar se do të njihte gjenocidin në Srebrenicë kur ai “të vendoset pa dyshim”, transmeton Telegrafi.


Ai tha në atë kohë se nuk e dinte “nëse kishte qëllime gjenocidale në Srebrenicë “, por nuk mund t’i besonte vetëm verdiktit të gjykatës në Hagës, e cila ka humbur legjitimitetin.

Leposaviq pohoi më tutje se Hagës nuk i besonte pasi që ka fshehur krimet ndaj serbëve në Kosovë duke iu referuar raportimit të deputetit zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marty.

Ministri malazez i Drejtësisë: Haga fshehu provat e krimeve ndaj serbëve në Kosovë
Lexo po ashtu Ministri malazez i Drejtësisë: Haga fshehu provat e krimeve ndaj serbëve në Kosovë

Ambasada e SHBA-së në Podgoricë reagoi menjëherë ndaj deklaratave të Leposaviqit, pasuar nga dënime të shumta, veçanërisht nga Bosnja dhe Hercegovina.

Nismat qytetare nga Mali i Zi kërkuan dorëheqjen e tij, por ai foli përsëri, duke thënë se nuk do ta bënte këtë sepse beson se nuk e mohoi ose relativizoi gjenocidin e Srebrenicës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori