LAJMI I FUNDIT:

Penthouse që lë pa frymë: apartament 57 milion dollarësh

Penthouse që lë pa frymë: apartament 57 milion dollarësh

Penthouse përfaqëson nivelin më të lartë të hapësirës së jetesës dhe i ofron përdoruesit një pamje të bukur me përmbajtje luksoze

Pamje të mahnitshme, tavane të larta, dritare të mëdha dhe një zgjedhje e jashtëzakonshme e ambienteve të brendshme, i japin këtij vendi një bukuri të veçantë, por ajo që e veçon këtë Penthouse nga të tjerat është pamja e saj magjike, transmeton Telegrafi.


Çdo pjesë e hapësirës luksoze ka pamje në Central Park në New York. Shtrihet në pak më shumë se 660 metra katrorë hapësirë luksoze.

Ka katër dhoma gjumi dhe 5 banjo. Vlera e tij është 57 milion dollarë.

Ndërtesa në të cilën ndodhet ka një shërbim në portë prej 24 orësh.

Përfitime shtesë që do t’ju bëjnë të adhuroni edhe më shumë këtë hapësirë luksoze është fakti që ajo përmban një qendër fitnesi të pajisur plotësisht me një pishinë të madhe.

Në një pjesë shumë të bukur të New-Yorkut, ky lloj apartamenti është ideal për të gjithë ata që merren me biznes ose me ndonjë veprimtari publike.

/Telegrafi/