LAJMI I FUNDIT:

Skandali që “shkundi” Austrinë, maskat kineze u shitën si prodhime austriake – ato i ka blerë edhe Parlamenti i këtij vendi

Skandali që “shkundi” Austrinë, maskat kineze u shitën si prodhime austriake – ato i ka blerë edhe Parlamenti i këtij vendi

Kompania austriake “Hygiene Austria” është bërë objekt i hetimeve nga gjykata në luftën kundër korrupsionit, pasi kishte ripaketuar maskat mbrojtëse nga Kina duke i shitur si prodhim austriak.

Gjatë bastisjeve të kryera së fundmi, janë zbuluar 45 punonjës që punonin në “të zezën” brenda bodrumit të kompanisë – ku ripaketonin maskat e prodhuara në Kinë, transmeton Telegrafi.


Kjo kompani që u themelua në fillim të pandemisë më herët kishte mohuar të gjitha akuzat, por tani e kanë pranuar se kanë bërë ripaketimin e maskave kineze – duke i shitur për prodhim austriak.

Hetimet filluan pas përgjimit të bisedave telefonike të dyshuarve për tregti me njerëz, kështu dhjetëra punëtorë punonin “në të zezën” nga 12 orë në ditë, shtatë ditë në javë.

Gjatë vizitës së politikanëve në këtë kompani, një kat më lartë ata ua prezantonin maskat e prodhuara në Austri, kurse në bodrum ripaketonin maskat kineze që në mënyrë të kundërligjshme i shisnin si prodhim austriak.

Bëhet fjalë për të paktën 20 milionë maska nga Kina që me çmim shumë më të lartë – si prodhim austriak u janë shitur qytetarëve në tregun e këtij vendi.

Kompania që kishte furnizuar me maska edhe parlamentin dhe një zinxhir të madh të lokaleve, ka pranuar se kishte angazhuar një fabrikë kineze për prodhimin e maskave – që me një çmim më të madh nga 60-100 për qind janë shitur si prodhime austriake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Azia
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Kalo në kategori