Shën Valentini erdhi sërish dhe për disa njerëz të famshëm, Dita e të Dashuruarve është mjaft e veçantë e rikthyer në përvjetor.
Meqë konsiderohet si dita më romantike e gjithë vitit, kështu që nuk është çudi që disa nga emrat më të mëdhenj të showbizit ose filluan lidhjen më 14 shkurt, ose bënë propozimin për fejesë.
Yje si Katy Perry dhe Orlando Bloom, Benedict Cumberbatch dhe Sophie Hunter, Christina Aguilera dhe Matt Rutler të gjithë ndajnë të njëjtin përvjetor.
Më poshtë ua sjellim një vështrim se si Shën Valentini i ndryshoi romancën e tyre përgjithmonë:
Katy Perry dhe Orlando Bloom
Orlando Bloom dhe Katy Perry zyrtarizuan romancën e tyre në 2019 gjatë një udhëtimi romantik me helikopter.
Aktori i “Pirates of the Caribbean”, Orlando i kërkoi krijueses së hitit “Teenage Dream” të ishte gruaja e tij, pasi çifti shijoi një darkë romantike të Shën Valentinit.
Ata verën e kaluar kanë mirëpritur vajzën e tyre të parë, Daisy Dove Bloom.
Lady Gaga dhe Taylor Kinney
Aktori Taylor Kinney i propozoi Lady Gagas për Shën Valentin në vitin 2015.
Taylor i tha këngëtares së “Rain On Me” se dëshironte të kalonte pjesën tjetër të jetës me të.
Fituesja e ‘Grammy’ njoftoi lajmin e lumtur në një postim në Instagram.
“Ai më dha zemrën e tij në Ditën e Shën Valentinit dhe unë thashë PO”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.
Mjerisht, vetëm disa muaj pas fejesës së tyre, dyshja u ndanë.
Christina Aguilera dhe Matt Rutler
Christina dhe Matt u fejuan në Ditën e Shën Valentinit në 2014.
Ata i premtuan njëri-tjetrit se dashuria e tyre do t’i rezistonte kohës në ditën e veçantë pasi kaluan tri vjet së bashku.
“Ai pyeti dhe unë thashë PO”, tha ajo në Twitter.
Çifti ndajnë së bashku vajzën. Summer Rain.
Benedict Cumberbatch dhe Sophie Hunter
Ylli i “Sherlock”, Benedict Cumberbatch u martua me Sophie Hunter, në Ditën e Shën Valentinit në 2015.
Dyshja u siguruan që të mos e harronin kurrë datën e martesës pasi vendosën të martoheshin më 14 shkurt – ditën zyrtare të dashurisë.
Benedict dhe Sophie mirëpritën djalin e tyre të parë, Christopher, katër muaj pas ditës së tyre të madhe.
Fëmija i tyre i dytë, Hal, lindi në mars 2017.
Liam Gallagher dhe Nicole Appleton
Liam Gallagher dhe Nicole Appleton u martuan në një ceremoni private më 14 shkurt 2008.
Martesa e tyre zgjati vetëm gjashtë vjet para divorcit në prill 2014.
Liam tani është në një lidhje me Debbie Gwyther dhe vitin e kaluar, dyshja njoftoi se së shpejti do të martohen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Moment i sikletshëm për Eglën - Graciano Tagani i hipën sipër dhe e përqafon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'