LAJMI I FUNDIT:

Borussia Dortmund mund të shesë deri në tetë lojtarë pas sezonit të dobët, Haaland dhe Sancho kryesojnë listën

Borussia Dortmund mund të shesë deri në tetë lojtarë pas sezonit të dobët, Haaland dhe Sancho kryesojnë listën

Yjet e Borussia Dortmund, Erling Haaland dhe Jadon Sancho janë ndër emrat e paraqitur në listën e tetë personave të klubit nga Bundesliga që mund të shiten pas përfundimit të sezonit aktual.

Sancho, 20 vjeç, ishte i lidhur shumë me Manchester Unitedin verën e kaluar dhe mund të tërheqë edhe një herë interesin e Djajve të Kuq nëse Dortmund shtyn përpara me shitjen e tij.


Haaland gjithashtu ka qenë i lidhur me Unitedin, por sulmuesi 20-vjeçar norvegjez ka tërhequr interes edhe nga Chelsea, Manchester City dhe Liverpool.

Dortmundi gati ta shesë Haalandin për të fituar sa më shumë para, alarmohen klubet e mëdha evropiane
Lexo po ashtu Dortmundi gati ta shesë Haalandin për të fituar sa më shumë para, alarmohen klubet e mëdha evropiane

Dortmund ka luftuar në kampionatin gjerman këtë sezon dhe mund të humbasë futbollin e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Kështu, klubi gjerman po vlerëson mundësinë e shitjes së disa lojtarëve yje të ekipit për të mbledhur fonde.

Sipas mediumit gjerman WAZ, Haaland dhe Sancho janë në listë së bashku me Jude Bellingham, i cili u nënshkrua nga Birmingham për një tarifë fillestare prej 25 milionë funtesh verën e kaluar.

Emrat e tjerë të paraqitur në listën e shitjeve përfshijnë edhe Axel Witsel, Manuel Akanji, Raphael Guerreiro, Giovanni Reyna dhe Mahmoud Dahoud.

Borussia Dortmund ulë çmimin e kërkuar për Sanchon
Lexo po ashtu Borussia Dortmund ulë çmimin e kërkuar për Sanchon

Dortmundi aktualisht është i gjashti në kampionatin gjerman dhe ka mbetur 16 pikë prapa liderëve të Bundesligës, Bayern Munich.

Raportet e fundit kanë sugjeruar që Dortmund mund të ulë për 20 milionë funte çmimin e tyre të kërkuar për Sanchon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori