Filmi artistik nga Kosova ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli sot bëri historinë, duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të “Sundance Film Festival”: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA.
Lidhur me këtë sot ka reaguar edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj- Stublla.
Ajo vlerësoi se suksesi i filmit “Zgjoi” është ndër arritjet më të mëdha ndërkombëtare të kulturës dhe filmit kosovar.
“Zgjoi’ është e vërteta e Kosovës, një histori prekëse e grave të Krushës së Madhe, që rindërtuan jetën e tyre mbi dhimbjen. Këtë histori të vërtetë të gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë, bota edhe pas 21 vitesh ka nevojë ta dëgjojë e ta rikujtojë”.
Shefja e diplomacisë kosovare ka falënderuar komunitetin e jashtëzakonshëm artistik e kulturor të Republikës së Kosovës, të cilët gjithmonë arrijnë të promovojnë Kosovën në botë, në të shumtën e herëve me vetiniciativë.
“Për arritjen e mbrëmshme përgëzoj veçanërisht regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin e saj fantastik”, tha ajo.
Për këtë ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
“Kosherja e Blerta Bashollit ka thyer rekorde në kategorinë dramatike të kinemasë botërore. Kosherja, e cila pason një nënë të vetme në pasluftën e luftës në Kosovë, ka mposhtur Çmimin e Madh të Jurisë, Çmimin Drejtues, dhe Çmimin e Audiencës në Kategorinë Dramatike të Kinemasë Botërore, duke u bërë filmi i parë në atë kategori”, shkruan ajo
Edhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i është gëzuar fitores historike të filmit “Zgjoi” në festivalin e madh amerikan “Sundance”.
Kurti shkruan në Instagram se ky është një moment historik për filmin e Kosovës dhe përgëzoi ekipin për këtë sukses.
“Edhe një moment historik për filmin e Kosovës! Me shumë gëzim e krenari e kemi pranuar lajmin për suksesin e filmit të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Filmi “Zgjoi” ka fituar shpërblimin kryesor në Sundance Film Festival në ShBA, si filmi më i mirë i vitit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve mbrëmë natën vonë.
“Zgjoi”, i cili është bashkëproduksion i Kosovës me Zvicrën, është shpërblyer edhe për regjinë më të mirë nga Blerta Basholli, si dhe ka marrë edhe çmimin e publikut, duke i sjellur kështu gjithsej tre shpërblime për Kosovën. Sundance Film Festival është një nga festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare të filmit, dhe ky vlerësim i lartë në arenën ndërkombëtare është gjithsesi historik për filmin tonë.
Përgëzojmë gjithë ekipin për këtë sukses!”, ka shkruar Kurti në Instagram.
Lidhur me suksesin e këtij filmi ka reaguar edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.
“Jo një, as dy, por tri çmime të fituara në festivalin e filmit “Sundance”! Urime regjisores Blerta Basholli dhe krejt ekipit të filmit “Zgjoi”. Një falënderim të madh edhe për Fahrije Hotin dhe gratë e Krushës- jeni motiv i forcës dhe kurajos së gruas shqiptare! Diplomacia kulturore e Kosovës frymon kur atë e bëjnë artistët tanë thjesht duke shpërfaqur talentin e tyre dhe duke shndërruar dashurinë që kanë për artin në kryevepra! Krenare sa më s’ka!”, tha ajo.
Lidhur me suksesin e filmit “Zgjoi” ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë dhe ambasadori britanik Nicolas Abbott.
“Dje ‘Zgjoi’ është bërë filmi i parë që ka fituar Çmimin e Jurisë së Madhe, Çmimin e Publiku dhe Çmimin e Regjisë në Festivalin Botërore të Kinematografisë ‘Sundance’. Urime Blera Basholli dhe ekipit të saj”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.
Ndërsa, ambasadori britanik, Abbott shkruan “Urime Blerta Basholli për fitimin e çmimit Regjisorja më e Mirë në Festivalin e Filmit Sundance për filmin Zgjoi. Mezi pres ta shikoj! Është mirë të shohësh filma që adresojnë të kaluarën e Kosovës; ato na ndihmojnë të flasim së bashku për të ardhmen”.
Edhe Ambasada Franceze në Kosovë ka uruar regjisoren Blerta Basholli për suksesin me filmin “Zgjoi”
“Urime regjisores kosovare Blerta Basholli! Me filmin e saj të metrazhit të gjatë ? ? “Zgjoi”, ajo hyri në historinë e kinemasë kosovare ??. Në të vërtetë, nuk është vetëm një vlerësim fitues i çmimeve, por tre çmimet kryesore të Festivalit të Filmit Sundance që Blerta Basholli ka arritur, përkatësisht: “Filmi më i mirë”, “Regjia më e mirë” dhe së fundmi “Çmimi i Publikut”. Ju rikujtojmë se Festivali i Filmit Sundance është festivali më i madh i filmit të pavarur në Shtetet e Bashkuara!
Puna e saj është frymëzuar nga një realitet: Jeta e një gruaje që jeton në Krushën e Madhe, në kërkim të burrit të saj që u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Ajo krijon një biznes bujqësor dhe, në fakt, siguron mbijetesën e familjes së saj. Megjithatë, asgjë nuk është e lehtë në një mjedis tradicionalisht patriarkal, ku ambicia e një gruaje nuk shihet gjithmonë me sy të mirë.
Një temë për vëmendje e cila do të mund t’i përkiste shumë shoqërive…” /Telegrafi/
View this post on Instagram
Yesterday “Hive” became the first ? in its category to win the Grand Jury Prize, Directing Award, & Audience Award in the World Cinema Dramatic Category at @Sundancefest. Congratulations to @Blertabb & her cast & crew! ??????https://t.co/VNyviPtU53
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) February 3, 2021
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker