LAJMI I FUNDIT:

Arsenali falënderon Mustafin edhe për angazhimin e tij jashtë fushës

Arsenali falënderon Mustafin edhe për angazhimin e tij jashtë fushës
(Foto: Twitter/Arsenal)

Shkodran Mustafi i është bashkuar skuadrës nga Bundesliga, Schalke, duke u larguar kështu nga Arsenali, skuadër ku ka luajtur nga viti 2016 dhe ka regjistruar 151 paraqitje.

Përmes një komunikate për shtyp, Topçinjtë e kanë falënderuar mbrojtësin shqiptar për kontributin dhe rolin e tij, në veçanti për dy Kupat FA të fituara.


Drejtori teknik, Edu dhe trajneri Mikel Arteta i kanë uruar sukses në karrierë dhe gjitha të mirat familjes së 28-vjeçarit.

“Musti ka qenë një lojtar kyç për ne për një kohë të gjatë. Ka luajtur rol të rëndësishëm në sezonit tim të parë si trajner dhe dua ta falënderoj për profesionalizmin dhe gatishmërinë e përhershme sa herë që është thirrur”, ka thënë Arteta duke i uruar sukses te Schalke.

Zyrtare: Shkodran Mustafi transferohet te Schalke 04
Lexo po ashtu Zyrtare: Shkodran Mustafi transferohet te Schalke 04

Arsenali e ka falënderuar Shkodranin edhe për angazhimin e tij jashtë fushës për dhurimin e dhjetëra mijëra racioneve ushqimore për qytetarët në krizë gjatë periudhës së pandemisë.

“Të gjithë te Arsenali i e falënderojnë Mustin për kontributin e tij në klub. I urojmë atij dhe familjes gjitha të mirat në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori