Njohësja e fushës së sigurisë, Besa Kabashi- Ramaj, në një intervistë për Telegrafin ka folur për gjendjen e sigurisë në vendin tonë dhe se si institucionet dhe partitë politike nuk i kanë kushtuar rëndësinë e merituar kësaj fushe.
Kabashi-Ramaj tha se insitucionet e vendit në aspektin e sigurisë nuk janë konsoliduar siç duhet.
Sipas saj, programet qeverisëse asnjëherë nuk i kanë dhënë prioritet çështjes së sigurisë.
Apo siç shpjegoi Kabashi-Ramaj kur është fol për siguri në vend është nënkuptuar vetëm për Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policinë e Kosovës, por siç tha ajo siguria do të thotë më shumë se FSK dhe polici.
“Fatkeqësisht tek ne insitucionet e vendit në aspektin e sigurisë nuk janë konsoliduar siç duhet. Kjo pasi edhe në programet qeverisëse kurrë nuk ju kanë dhënë çështjes së sigurisë prioritet që duhet t’i japin zakonisht kur është fol për siguri është folur për FSK-në dhe për policinë, por nuk është kuptuar qartë që siguria për Kosovën do të thotë shumë më shumë se FSK-ja dhe policia… Duhet ta kuptojmë më gjerë çështjen e sigurisë. Edhe globalisht siguria nuk kuptohet më vetëm në terme tradicionale, sulmet konvencionale shtet-shtet janë bërë shumë më pak të mundshme në krahasim me të tjerat, p.sh kërcënimet hibride, kërcënimet e brendshme, katastrofat natyrore, ngrohja globale e kështu me radhë”, sqaroi ajo.
Tutje njohsja e sigurisë tha se duhet t’i jepet prioritet sigurisë në nivel vendi.
Edhe partitë politike sipas saj nuk guxojnë të garojnë në zgjedhjet e radhës pa programe të mirëfillta për sigurinë e vendit.
“Së pari duhet të prioritizohet siguria në nivel të vendit. Partitë politike nuk guxojnë të garojnë në zgjedhje pa pasur programe të mirëfillta për vendin, siç është siguria, që të dëshmojnë tek qytetarët se cilat janë problemet e sigurisë dhe se si kanë me adresu. Kur flasim për adresim duhet të kenë qasje reale e jo ëndrra të cilart s’mund t’i realizosh gjatë një mandati”, theksoi ajo.
Kabashi-Ramaj u shpreh se institucionet vendore duhet të draftojnë një strategji të re kombëtare e cila sipas duhet të reflektoj në sigurinë e vendit.
“Insituticionet vendore duhet të draftojnë një strategji të re kombëtare e cila reflekton në sigurinë në vend, në kontekstin vendor, rajonal dhe global e prej asaj strategjie derivon nevoja për t’i rishikuar planin e reagimit kombëtar. Prej planit të reagimit kombëtar mendej derivon nevoja që krejt ato plane që prek plani i reagimit kombëtar të rishikohen”, tha njohësja e fushës së sigurisë, Kabashi-Ramaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City