LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të bëni që fytyra t’ju duket më e dobët: Ushtrimi i jogës tendos lëkurën në faqe

Çfarë duhet të bëni që fytyra t’ju duket më e dobët: Ushtrimi i jogës tendos lëkurën në faqe

Faqet janë pjesë e fytyrës në të cilat me kalimin e moshës gravitacioni më parë fillon të veprojë

Lëkurën në faqe mund ta tendosni me ndihmën e jogës praktike dhe efektive të fytyrës.

Ushtrimet e jogës për fytyrë ndihmojnë që t’i aktivizoni muskujt në faqe dhe kështu t’i tendosni, t’i ngrini dhe t’i forconi, transmeton Telegrafi.


Fumiko Takatsu, ekspert i jogës së fytyrës, në një video-xhirim, tregon një ushtrim shumë të thjeshtë, i cili forcon muskujt e fytyrës dhe zvogëlon rrezikun nga shfaqja e shenjave të para të plakjes.

Gjë e shkëlqyeshme është që këtë ushtrim mund ta bëni në çdo vend, në cilëndo kohë, por rekomandohet ta bëni para pasqyrës, në mënyrë që të vështroni aktivizimin e muskujve të fytyrës.

Shikojeni video-xhirimin!

/Telegrafi/