Kur raportuam te Telegrafi për rastin e parë me COVID-19, dhe për lajmet e para të koronavirusit nga Vuhani i Kinës, e kisha një diskutim me një mik që punon në fushën e mediave. Ai më tha: “Shumë po i jepni zjarr e shumë hapësirë lajmeve për këtë ‘sëmundje misterioze’; për klikime e për lexueshmëri”.
Natyrisht, nuk u pajtova dhe kisha të drejtë.
Këtë diskutim në fillim e kishim edhe në stafin e Telegrafit: si të raportojmë për këtë temë të ndieshme?
Por, pak kohë më vonë – pas raportimeve për ‘sëmundjen misterioze’ nga Kina – erdhën lajmet e para edhe për të sëmurët me koronavirus nga Anglia, nga Amerika dhe nga vendet e Bashkimit Evropian.
Bota ishte në alarm, natyrisht edhe rajoni e Kosova.
Rastet e para me COVID-19, në Kosovë, u paraqitën më 13 mars 2020.
Natyrisht, në fillim të gjithë kishim pak njohuri për të raportuar. Burimet për informata ishin kryesisht nga ekspertët e OBSh-së dhe nga mediat ndërkombëtare, si BBC, CNN, Guardian… Por, edhe nga profesionistët e mjekët në Kosovë, ndër ta Naser Ramadani, Lul Raka, Lindita Ajazaj–Berisha, Valbon Krasniqi, Izet Sadiku, zyra e OBSh-së në Kosovë e të tjerë profesionistë nga IKShPK. Gjithashtu, Telegrafi i kishte dhënë rëndësi rekomandimeve profesionale se si të mbrohemi nga pandemia: maskë, distancë dhe izolim.
U izoluam edhe ne, stafi i Telegrafit, qysh në muajin mars, duke menduar se kjo do të marrë fund për dy javë. Por, askush nuk kishte menduar e as pritur se vitin 2020 do ta mbyllim me masat e njëjta: maskë, distancë dhe izolim…
Megjithatë, ishte një shpresë se vaksina kundër COVID-it më në fund vjen. Fatkeqësisht, ajo nuk erdhi ende tek ne…
Kishte “mjegull” gjatë raportimit e kjo “mjegull” ishte shpërndarë në diskursin publik gjithandej – te kolegët, familja e shoqëria. Askush me informata të duhura e thelbësore. Gjërat ndërlikoheshin me rastet e shumta të të infektuarve në Kosovë, me vdekjet e para, me problemet ekonomike në vend, situatën e rënduar me tema politike, rrëzimin e dy qeverive, aktakuzat e para nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale etj.
Kosova ky vend i lajmeve të shumta…
Raportimi profesional në kohë reale për një temë kaq të ndieshme ishte sfidë në vete, por duke përdorur burime profesionale, shkencore e zyrtare, kjo punë kryhej më lehtë.
Për fat të keq, ne edhe sot raportojmë se “kanë vdekur edhe … persona të prekur me COVID-19 në Kosovë”. E, këto lajme si duket do të na përcjellin edhe në vitin 2021, derisa vaksina të jetë edhe në spitalet tona.
Nga ky virus deri tash në Kosovë kanë vdekur 1 325 qytetarë, ndërsa numri i rasteve pozitive është 50 910 nga 181 148 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2. Numri i përgjithshëm i të shëruarve, deri më sot, është 40 423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9 162.
Për fund po e mbylli këtë shkrim me mesazhin e parodistëve nga Vlora: “Në të s’ëmës 2020”!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje