LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë lojtarë që mund të ndërrojnë ambient në afatin kalimtar të janarit: Isco, Eriksen, Dele Alli e Pogba në listë

Dhjetë lojtarë që mund të ndërrojnë ambient në afatin kalimtar të janarit: Isco, Eriksen, Dele Alli e Pogba në listë

Afati kalimtar dimëror hapet në fillim të janarit në top kampionatet më të mëdha, ndërsa emra të njohura tashmë kanë filluar të përfliten nëpër media si objektive të klubeve.

Ky afat kalimtar i vitit 2021 do të jetë padyshim i pazakontë, por ka disa talente të mëdha në dispozicion për klubet.


Marca ka bërë një listë prej 10 lojtarëve që do të jenë më të kërkuarit.

Isco

Larg nga më e mira e tij, Isco ka nevojë për një ndryshim të ambientit për të treguar se çfarë mund të bëjë me talentin e  tij madhështor.

Klubet nga Liga Premier si Arsenal dhe Everton janë të lidhura më transferimin e tij.

Paul Pogba

Një nga emrat më të nxehtë të transferimit është Paul Pogba, i cili nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të lëvizur. Real Madrid dhe  Juventus janë të përgatitur për të përmbushur kërkesat e Manchester United në mes të sezonit.

Dele Alli

Me vetëm pesë ndeshje si startues nga 25 ndeshjet e para të sezonit te Tottenhamit, Alli duhet të lëvizë.

Paris SG mund të jetë i interesuar për të, ndërsa lojtari duhet të gjejë skuadër të re që të mos humb vendin te Anglia për EURO 2020.

Memphis Depay

Lyon ka ulur çmimin e kërkuar që kur Barcelona dështoi të grumbullojë paratë e nevojshme në verë. Memphis Depay mund të bëjë kalimin e tij të ëndrrave në Kataloni dhe të ribashkohet me Ronald Koeman.

Eric Garcia

I riu Eric Garcia ka luajtur më pak në sezonin 2020/21. Ai duhet të bindë Manchester City që ta lejojë të bashkohet me Barcelonën më shpejt.

Arkadiusz Milik

Duke qenë se ishte lënë jashtë skuadrës së Napolit gjatë gjithë sezonit dhe me kontratën e tij që skadon në verë, Milik do të përfaqësojë një blerje me çmim të ulët për një skuadër që kërkon sulmues tipi.

Atletico Madrid dhe Juventus duken të interesuara.

Junior Firpo

Ai erdhi si lojtar që do ta largonte Jordi Albam nga Barcelona, ​​por Junior Firpo nuk ka arritur të përmbushë pritjet në Camp Nou.

Akoma vetëm 24 vjeç, ai mund të jetë një blerje e mirë për disa klube.

Christian Eriksen

Vetëm një vit më parë, Christian Eriksen ndërroi Londrën për Milanon, duke lënë Tottenhamin për Interin.

Kur nuk është mbushur asnjë vit, ai mund të largohet, me disa klube që e pëlqejnë.

Julian Draxler

Në moshën 27-vjeçare, Julian Draxler ish dashur të jetë në kulmin e tij, por dëmtimet dhe minutat e paktë te PSG, kanë bërë që të ngec.

Klubet italiane Milan, Inter dhe Juventus mund të hidhen në aksion pasi ai është në vitin e fundit të kontratës.

Florian Thauvin

Ai e ka kthyer formën te Marseille, ndërsa kontrata e 27-vjeçarit mbaron.

Klubi do të dëshirojë të paktën 15 milionë eurove që të sjellin dikë në vend të tij.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori