Marketingu digjital është formati i marketingut i së tashmes dhe së ardhmes.
Ai vetëm do të bëhet më i rëndësishëm pasi më shumë biznese të kuptojnë se kanë nevojë për një prani digjitale në mënyrë që të mbeten të dukshme dhe të rëndësishme.
Në Kosovë pjesë e kësaj industrie të rëndësishme është edhe Aida Sopi, një vajzë 21 vjeçare, por me një ambicie të madhe, e cila ka arritur të bëhet ndërmarrësja e parë femër në industrinë e marketingut digjital në Kosovë.
Në një intervistë për Telegrafin, Sopi ka folur më shumë rreth mënyrës se si e zgjodhi këtë profesion, ligjërimin, sfidat e këtij viti dhe planet për vitin e ardhshëm.
“Isha në periudhën pas përfundimit të shkollës së mesme kur duhet të vendosësh për orientimin profesional, fillova të marrë pjesë në konferenca dhe trajnime të ndryshe. Një nga ta ishte edhe trajnimi për ‘Social Media Management’, ku kuptova për herë të parë se si mund të bësh marketing për biznesin tënd përmes rrjeteve sociale dhe si t’i përdoresh këto platforma në mënyrë profesionale”.
Tutje, 21 vjeçarja tregon se cilat ishin sfidat e fillimit, duke ditur se në këtë industri ishte e para femër në Kosovë që guxoi të hapte kompaninë e saj.
“Pavarësisht se e re në moshë, kam filluar punën si vullnetare herët dhe kjo më ka ndihmuar të krijoj lidhje profesionale me njerëzit më të njohur në industri, të cilët më kanë përkrahur kur vendosa të hapë kompaninë time. Sfida më e madhe ishte pjesa e menaxhimit të përgjithshëm të biznesit, pasi si e re në moshë nuk kisha përvojë të mëparshme sa i përket pjesës financiare, burimeve njerëzore dhe të ngjashme. Sa i përket femrave në këtë industri ka mjaftueshëm, por unë isha e para që hapa biznes personal”.
Kohëve të fundit Aida ka zhvilluar një takim me ish-presidenten Atifete Jahjaga, ku së bashku kanë diskutuar për vështirësitë e depërtimit të femrave ndërmarrëse në treg.
“Takimi me ish-presidenten ishte shumë motivues dhe inspirues për mua, qëllimi i takimit ishte që edhe presidentja të ndaj me mua sfidat të cilat kishte kaluar në kohën kur u zgjodh si presidente, dhe të jetë edhe një lloj modeli që mund ta ndjek për mua dhe vajzat e tjera”.
Sopi flet edhe për eksperiencën e saj si ligjëruese e marketingut digjital, ndërsa jep një këshillë për të gjitha vajzat e reja.
“Pjesa e ligjërimit është pjesa më e mirë e karrierës sime, pasi më jep shumë energji pjesa kur ndaj me të tjerët aftësitë e mija profesionale. Këshilla ime për të gjitha gratë është të mësojnë dhe aftësohen sa më shumë, në këtë mënyrë do të bëhen të pavarura dhe do ta kenë të lehtë depërtimin në çdo industri”.
Viti 2020 ishe një vit plot sfida si shkak i pandemisë, Aida tregon se si ishte ky vit për këtë industri.
“Përveç se ishte një vit shumë i vështirë për ekonominë, në industrinë tonë kishte ngritje, pasi të gjitha bizneset filluan të orientohen në shitje online”.
Në fund 21 vjeçarja e suksesshme tregon planet e saj për vitin 2021 dhe jep një mesazh për vitin e ri.
“Do të fokusohem në konsulencë profesionalisht si individ”.
“Mesazhi im për vitin 2021 është ta harrojmë komplet vitin 2020 dhe të fokusohen në fillime të reja të gjithë ata që kishin dëme, por edhe të tjerët të fokusohen në përmirësimin e performancës së tyre”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit
Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Pesë ushtrime të thjeshta që do ta hollojnë belin tuaj më shumë se një korse! (Foto + Video)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'