LAJMI I FUNDIT:

Grubi-Balaj Halimaj: Mbledhja e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës mbahet me 25 janar 2021

Grubi-Balaj Halimaj: Mbledhja e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës mbahet me 25 janar 2021

Zv. kryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot realizoi takim pune me homologen e tij nga Republika e Kosovës, zv. kryeministren Albulena Balaj Halimaj.

Zv. kryeministri i parë Grubi gjatë konferencës për shtyp tha se me kolegen e tij Balaj-Halimaj kanë diskutuar për mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare midis dy vendeve tona që do të mbahet me 25 janar të vitit të ardhshëm.


“Diskutuam për propozim marrëveshjet të cilat i kanë propozuar ministritë e dy qeverive tona dhe janë të shumta në numër dhe të cilat gjithsesi se duhet të presin dhe dakordim final midis grupeve teknike dhe atyre politike që në mënyrë solemne me 25 janar të vitit të ardhshëm të nënshkruhen nga ministrat dhe të solemnizohen në mbledhjen e përbashkët të qeverive tona që do të mbahet në Shkup”, deklaroi Grubi.

Ndërkohë zv. kryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albulena Balaj Halimaj gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, i tha Grubit se ka kënaqësinë të sheh një qeveri e cila ka vullnetin e mirë për të bashkëpunuar me Republikën e Kosovës, duke theksuar se edhe pala kosovare është tejet e interesuar që të nënshkruaj marrëveshje të cilat janë në interes të vendeve tona por dhe të qytetarëve tanë.

“Deri më tani janë rreth 20 marrëveshje të cilat pritet të nënshkruhen e për të cilat do të diskutojë edhe niveli i ekspertëve, niveli teknik pastaj edhe vullneti politik i joni. Ka shumë marrëveshje që janë nënshkruar më herët me Republikën e Maqedonisë së Veriut e të cilat kanë qenë shumë të suksesshme. Ajo që vlen të theksohet, në këtë mbledhje të dy qeverive pikë e rëndësishme është nënshkrimi i marrëveshjes për pikat kufitare që do të bëhen One Stop Shop”, është shprehur Balaj Halimaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori