LAJMI I FUNDIT:

Shkelja e armëpushimit, Azerbajxhani njofton për katër ushtarë të vrarë

Shkelja e armëpushimit, Azerbajxhani njofton për katër ushtarë të vrarë

Zyrtarët e mbrojtjes të Azerbajxhanit thanë se 4 ushtarë u vranë në luftimet e fundit në Nagorno Karabak.

Luftimet shkelen armëpushimin e arritur muajin e kaluar që i dha fund konfliktit në shkallë të gjerë.

Ende nuk ka një reagim nga Armenia, ose aleatët e saj etnikë armenë ndaj deklaratës së lëshuar më 13 dhjetor nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit.


Deklarata azerbajxhanase nuk bëri të ditura shumë detaje, por vetëm njoftoi se vrasjet ndodhën gjatë një “operacioni anti-terrorizëm” pranë Hadrut, një rajon jugor i enklavës malore.

Një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes e Armenisë akuzoi forcat azerbajxhanase për sulmin ndaj pozicioneve të mbajtura nga forcat etnike-armene pranë Hadrut.

Ushtria e Mbrojtjes e Karabakut, forca luftarake e administratës etnike armene që kontrollonte Nagorno Karabakun deri në armëpushimin e muajit të kaluar, tha më parë se tre luftëtarë të saj u plagosën në përleshjet që ndodhën më 11 dhjetor.

Paqeruajtësit rusë që monitorojnë marrëveshjen pranuan shkeljen e armëpushimit në Hadrut, por nuk thanë se kush ishte fajtor.

Nagorno Karabaku i përket Azerbajxhanit, por territori dhe disa zona përreth janë kontrolluar nga forcat etnike armene që nga fillimi i viteve 1990.

Të dyja palët janë përleshur rregullisht, por në shtator, Azerbajxhani nisi një fushatë ushtarake që rezultoi me marrjen e kontrollit të pjesës më të madhe të Nagorno Karabakut dhe rajoneve përreth.

Palët ranë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia në fillim të nëntorit. Marrëveshja mundësoi vendosjen e 2.000 forcave paqeruajtëse ruse në zonën e konfliktit. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori