Në mushkëri hyn më shumë ajër gjatë ushtrimeve, andaj kujdesuni që të jetë i pastër
Parimisht njerëzit kuptojnë rëndësinë e ushtrimeve fizike, mirëpo janë të rrallë ata që mendojnë për cilësinë e ajrit nëse merren me aktivitet fizik në ambient të hapur
Ajrin e freskët në shumë qytete e ka zëvendësuar ajri me cilësi më të dobët, shkruan News18, përcjell Telegrafi.
Në disa qytete, madje edhe nëse bartni maskën më cilësore për fytyrë, mund të thithni grimca të ndotësve.
Gjatë ushtrimeve fizike mushkëritë tona thithin edhe më shumë ajër, ndërkaq me rastin e aktiviteteve në aerobi ajri hyn më thellë në inde.
Kjo mund të rezultojë me irritim të mushkërive dhe shpesh si pasojë mund të shfaqet astma.
Shenjat siç janë dhembja e kokës, irritimi i syve dhe i hundës pengesa të ngjashme gjithashtu janë të mundshme nëse në një periudhë më të gjatë jeni të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur.
Te njerëzit të cilët tashmë kanë probleme shëndetësore, do të rrisin rrezikun nga sulmi në zemër dhe sulmi në tru.
Gjatë ushtrimeve trupore thithim më shumë ajër se në aktivitete normale, ndërkaq nxjerrim ajrin edhe nëpërmjet hundës edhe nëpërmjet gojës. Mirëpo, në vend që të thithim ajër, thithin grimca të imta të pluhurit.
Pra është rrezik për njerëzit me diabet, astmë, me sëmundje të mushkërive dhe me sëmundje të zemrës.
Te njerëzi tashmë me diagnozat ekzistuese kjo mund të dyfishojë rrezikun. Prandaj, është e rekomandueshme të ndiqni raportet e qendrave të matjes, ndërsa nëse ajri është me cilësi të dobët, më mirë është që të ushtroni në shtëpi.
Kërcimi i konopit apo joga, madje vrapimi në vend në shtëpi në situatën e tillë është zgjedhje më e mirë e cila do t’ju ndihmojë për të ruajtur shëndetin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare