LAJMI I FUNDIT:

Një udhëzues si të gjeni se ç’masë unaze keni

Një udhëzues si të gjeni se ç’masë unaze keni

Ju e dini se në ç’numër i blini atletet, se çfarë masa i kërkoni xhinset, fustanet, palltot e kështu me radhë, por me gjasë nuk e dini se çfarë masë unaze keni

Për këtë problem fare të vockël, ka një zgjidhje.

Gjithë çfarë duhet të bëni është që të merrni një fill (ose materiale të tjera, si letër për shembull) dhe ta vendosni rreth gishtit.


Me stililaps shënoni ku fillon filli dhe ku mbaron pasi e rrotulloni në gisht. Kini parasysh që të zgjidhni një fill që nuk tërhiqet në mënyrë që të keni masën e saktë.

Më pas, vendoseni fillin në vizore dhe shihni sa i gjatë është. Pas kësaj, krahasoni milimetrat me tabelat e masave të unazave të gjendura në internet, shkruan Real Simple.

Nëse u referohemi masave standarde, masat më të zakonshme për gratë janë 6 (16,5 mm), 6,5 (16,9 mm) dhe 7 (17,3 mm).

Për burrat, masat më të zakonshme janë 10 (19,8 mm), 10,5 (20,2 mm) dhe 11 (20,6 mm).