Mediat ticineze po ashtu kanë raportuar se gruaja që ka kryer sulmin kur po mbahej nga qytetarët kishte thirrur “Unë jam ISIS”
Gruaja 28 vjeçare me shtetësi zvicerane që ka bërë sulmin e sotëm në Lugano, ishte e njohur për organet e rendit si simpatizante e organizatës terroriste të Shtetit islamik (ISIS).
Policia ka prova se gruaja kishte shprehur simpati për milicinë terroriste IS, ka thënë Cathy Maret nga fedpol (Policia federale) për televizionin e Zvicrës Italiane RSI në konferencën e sotme për media. Ajo ishte e mbikëqyrur nga policia që nga viti 2017, raporton albinfo.
Në koferencë, përmes videos ka marrë pjesë edhe shefja e Fedpol-it Nicoletta della Valle.
Mediat ticineze po ashtu kanë raportuar se gruaja që ka kryer sulmin kur po mbahej nga qytetarët kishte thirrur “Unë jam ISIS”.
“Ne kemi nisur kontrollet dhe, bashkë me policinë e kantonit të Ticinos po përpiqemi të kuptojmë rrethanat e sulmit, përmes të cilave ndoshta edhe do të konfirmojmë motivin” ka thënë tutje Cathy Maret nga fedpol, përcjell albinfo.ch.
Në veçanti, prokuroria dhe policia janë duke kërkuar informacione për autoren e sulmit.
“Policia tani po punon për të vlerësuar xhirimet e kamerave të dyqaneve të afërme për të nxjerrë përfundime të mëtejshme”.
Siç është shkruar tashmë, sipas policisë, një grua 28-vjeçare zvicerane ka sulmuar dy gra në qendrën tregtare Manor që ndodhet në Piazza Dante në Lugano, transmeton albinfo.ch.
Njërën nga gratë e ka lënduar me duar dhe tjetrën, duke e goditur me thikë. Kryerësja e dyshuar e krimit është mbajtur me forcë nga klientët e pranishëm dhe më vonë është arrestuar nga policia.
Policia nuk përjashton motivet terroriste dhe po punon së bashku me Zyrën Federale të Policisë. Njëra nga të sulmuarat ka pësuar dëmtime serioze, por jo kërcënuese për jetën. Tjetra ka pësuar lëndime të lehta.
Nëse vërtetohet sfondi terrorist i këtij sulmi, atëherë ky është rasti i parë që në Kantonin e Ticinos është bërë një sulm me prapavijë të tillë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?
Hamasi dhe Izraeli përsëri nuk pajtohen: A po shkojnë drejt fundit bisedimet për një armëpushim në Gazë?
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak