Njeriu përherë i ka përdorur resurset natyrore për të krijuar kushte më të mira jetese. Me rritjen e popullsisë, u rritën edhe dëshirat për më shumë pasuri, për më shumë pushtet e territor. Kështu, resurset natyrore u bënë arsyeja kryesore për ta nisur një luftë të re.
Për ta lehtësuar mbijetesën, njeriu krijoi mjete pune e gjuetie qysh në Epokën e Gurit. I avancoi ato në Epokën e Bronzit e i përsosi në Epokën e Hekurit. Pastaj popullsia u nda në klasa e më vonë sipas besimit…. Dhe, u shtua tendenca për dominim të një shteti ndaj shtetit tjetër. Të fortit sulmonin të dobëtit. Për më shumë resurse. Në këtë mënyrë, specia njerëzore u bë shkatërruesi më i madh i planetit Tokë.
Por, ta lëmë anash historinë.
Shkatërrimi i ambientit nuk ndalet as sot. Ky trend vazhdon në një formë tjetër, më të shpejt. Shtetet, korporatat, bizneset dhe individët, duke mos qenë të ndërgjegjshëm në strategjitë kundrejt zhvillimit ekonomik, po u bëjnë dëme të pakthyeshme ambientit dhe komunitetit. Me shtimin e popullsisë globale, lufta nuk zhvillohet veç ndërmjet shteteve, por edhe mes korporatave konkurrente të së njëjtës industri. Nëse zhvillimi ekonomik prek ambientin dhe komunitetet, duke ua cenuar ekzistencën, shtrohet pyetja: e kujt është kjo Tokë? Nuk vlen përgjigja e bazuar në predikimet e disa feve se “jemi kalimtarë në këtë bote”. Sepse, duhet të jemi përgjegjës për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Përgjegjësia për gjendjen e krijuar fillon nga individi, bizneset, korporatat, institucionet dhe qeveritë. Por, para se të jap udhëzime se si mund të kontribuojmë për një jetë më të mirë, po i paraqes disa fakte të mbledhura nga Kompakti Global i Kombeve të Bashkuara që ka për qëllim promovimin e vlerave të qeverive dhe organizatave të përgjegjshme.
Shtatëdhjetë vjet pas nënshkrimit të Deklaratës së parë të Kombeve të Bashkuara, për të Drejtat e Njeriut, statistikat e fundit nuk janë fare shpresëdhënëse. Më shumë se 700 milionë njerëz (10 për qind e popullsisë botërore) jetojnë në varfëri ekstreme, duke luftuar për të përmbushur nevojat themelore në shëndetësi, në arsim dhe qasje në ujë e kanalizim. 135 milionë njerëz në botë vuajnë nga uria akute, kryesisht për shkak të konflikteve të shkaktuara nga njeriu, ndryshimet e klimës apo rënies ekonomike. Aktivitetet e industrive tona kanë ndryshuar pothuajse 75 për qind të sipërfaqes së Tokës, duke cenuar gjallesat dhe natyrën. Rreth një milion specie kafshësh dhe bimësh kërcënohen të zhduken brenda disa dekadave. Shëndeti i ekosistemit nga i cili varemi ne dhe të gjitha speciet tjera, po përkeqësohet më shpejt se kurrë, duke prekur bazat e ekonomive tona, kushtet e jetesës, sigurimin e ushqimit, shëndetin dhe cilësinë e jetës. Viti 2019 ishte viti i dytë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në këtë dekadë kur nivelet e dioksidit të karbonit (CO2) dhe gazrave serë në atmosferë arritën vlerat rekorde.
Këto fakte mund të kenë prekur ndërgjegjen tuaj të ngarkuar nga politika, korrupsioni, nepotizmi dhe gjendja ekonomike e vendit tonë. Po e përjetojmë degradimin e lagjeve, qyteteve dhe fshatrave. Por, a mund ta përballojmë shkatërrimin e lumenjve e frymën që na ndalet nga ndotja e ajrit?
Lexues të dashur, gjërat e mëdha ndryshohen me hapa të vegjël. Nëse e pyesni vetën se çfarë mund të bëni në këtë drejtim, nisjani me gjerat që nuk duhet t’i bëni. Ndryshimi nis nga ne. Së pari: mos u bëni pjesë e korrupsionit. Kursejeni energjinë dhe ujin e pijshëm. Minimizojeni përdorimin e automjeteve dhe emetimin e gazrave. Hidhni mbeturinat aty ku duhet dhe përdorni sa më shumë materiale ricikluese. Mos përdorni thëngjill dhe dru për ngrohje. Kursejeni energjinë elektrike duke përdorur energji alternative. Konsumoni produkte vendore dhe kultivojini vet produktet sezonale. Ndërsa, për sipërmarrësit apo ata që drejtojnë institucione shtetërore, në strategjinë tuaj të veprimit integrojini katër parimet bazë për një qeverisje të përgjegjshme, duke respektuar të drejtat e njeriut, të drejtat e punonjësve, mbrojtjen e ambientit dhe luftën kundër korrupsionit.
Dhe, për fund, po e përmbyll shkrimin me një fjale të urtë: Toka ka mjaft resurse për të shuar urinë, por jo edhe lakminë.
(Autori është themelues/CEO i kompanisë “Be Consulted”)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës