Vetëm një leje mjedisore është lëshuar për ndërtimin e hidrocentraleve në vend, ndërsa leje ujore janë lëshuar 22 të tilla.
Këto i ka bërë të ditura ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, në Komisionin Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.
Ai tha se nuk ka numër të saktë se sa hidrocentrale veprojnë në Kosovë, por e di që është vetëm një leje mjedisore.
“Leje mjedisore me sa kam unë informacion është 1, leje ujore janë lëshuar deri sot 22. Leje ujore është lëshuar në Dragash me kapacitet 4 megavat është lëshuar në vitin 2020, në Shtërpcë është lëshuar leja ujore me 2020, gjatë mandatit tim. Leje ujore tjera që kanë të bëjnë. Leje mjedisore ka vetëm Hidro Energy Shpk. Ferizaj, Lepenci 3 duhet me i ra në Ferizaj”, tha ai.
Ministri Kuçi para deputetëve ka treguar gjithë procedurën që duhet të ndiqet për të marrë leje mjedisore për ndërtim të hidrocentralit.
Ai u shpreh se deri më tash nuk ka asnjë analizë të impaktit që hidrocentralet kanë në mjedis.
“Inspektimi është shumë i rëndësishëm. As numrin nuk e kemi të mjaftueshëm, as nuk kemi inspektor që e njeh këtë lami”, tha ai.
I pyetur rreth gjendjes së sasisë së ujit në vend, veçanërisht në ato vende ku janë hidrocentralet, për çka Kuçi tha se nuk kanë ndonjë studim.
“Vizioni ynë lidhur me energjinë e ripërtëritshme nuk është më hidrocentralet. Për shkak të mungesës së resurseve ujore. Të gjitha politikat tona të favorshme janë drejtuar me solare dhe me erë. Normalisht çështja a mund të marrim vendim për ti ndaluar unë nuk kam, vërtet duhet por me ligj si do të shkohet ka procedura”, tha ai./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe