LAJMI I FUNDIT:

Ramos, CR7, Raul – formacioni më i mirë i Real Madridit në epokën e Ligës së Kampionëve

Ramos, CR7, Raul – formacioni më i mirë i Real Madridit në epokën e Ligës së Kampionëve

Los Blancos kanë pasur disa lojtarë të mrekullueshëm që kur Liga e Kmapionëve mori formatin aktual në vitin 1992.

Por kush meriton të futet në një formacion, kur dihet se çfarë emra të mëdhenj kanë luajtur për këtë klub.

Gola.com ka bërë një formacion, ku jashtë tij kanë mbetur emra si Roberto Carlos, Xabi Alonso dhe Ronaldo.


Portier: Iker Casillas

Portieri më i mirë i Real Madridit, Iker Casillas vendosi një standard të lartë për të gjithë pasardhësit e tij. Në të vërtetë, pas pritjeve të tij të mrekullueshme ai mori nofkën ‘Saint Iker’.

Në total, ai luajti 725 ndeshje për klubin, duke bërë debutimin e tij në Ligën e Kampionëve në moshën 18 vjeçare, ndërsa fitoi 18 trofe ndër 16 sezone te Real Madridi.

Mbrojtës i djathtë: Dani Carvajal

Nuk është emri më joshës në ekip, por Dani Carvajal ka qenë prej kohësh jashtëzakonisht i besueshëm në mbrojtjen e Madridit dhe një kërcënim në sulm, kur ai del para.

Mbrojtësi u kthye në ekip pas një viti në Bayer Leverkusen dhe askush nuk ka qenë në gjendje ta nxjerrë nga fromacioni.. Carvajal ka katër medalje fituese të Ligës së Kampionëve.

Mbrojtës qendre: Sergio Ramos

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos është një udhëheqës fenomenal dhe ka qenë jetik për mbrojtjen dhe sulmin që nga viti 2005.

Pjesa tjetër e qendrës së mbrojtjes ndër vite është ndërruar – por vendi i tij ka mbetur i rezervuar.

Mbrojtës qendre: Fernando Hierro

Fernando Hierro u bashkua me Madridin në 1989 si mesfushor, por, në kohën kur u largua në vitin 2003, ai ishte mbrojtës.

Reprezentuesi i Spanjës shënoi 127 gola në 601 ndeshje në të gjitha garat.

Mbrojtës i majtë: Marcelo

Marcelo lë pas Roberto Carlosin në pozitën e mbrojtësit të majtë, thjesht për shkak të jetëgjatësisë së tij, cilësisë së gjithanshme dhe rolit kryesor në një nga periudhat më të suksesshme në historinë evropiane të Madridit.

Si një mbrojtës i shkëlqyeshëm dhe i përkushtuar, Marcelo ka sy për gol – pasi ai shënoi në finalen e e vitit 2014.

Mesfushor fundor: Claude Makelele

Prania e Claude Makelele në mesfushë i ofroi mbrojtjes së Madridit aq shumë siguri sa që kur u largua për në Chelsea në vitin 2003, katër lojtarët pasardhës nuk arritën të mbushnin vendin e tij.

Sidoqoftë, francezi kryente aq shumë punë sa që i lejoi lojtarëve krijues si Zinedine Zidane të përqendroheshin vetëm në sulm. “Ai ka qenë lojtari më i mirë në ekip për vite me radhë, por njerëzit thjesht nuk e vërejnë”, kishte thënë Hierro.

Mesfushor: Luka Modric

Kur Luka Modric i dha fund dominimit të “Topit të Artë” të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, tregoi se vlerat e kroatit janë të mëdha.

Vlen të kujtohet se Modric kishte një fillim të vështirë në Spanjë dhe madje u votua si blerja më e keq në La Liga në vitin 2012. Sidoqoftë, ai shpejt u bë boshti i mesfushës së Madridit dhe luajti një rol kryesor në katër triumfet në Ligës së Kampionëve.

Mesfushor: Zinedine Zidane

Zinedine Zidane bëri mrekulli në fushë sa ishte pjesë e Real Madridit.

Gareth Bale mund të mos pajtohet, por volej i francezit në finalen e Ligës së Kampionëve 2002 është ende goli më i mirë në historinë e Real Madridit.

Zidane e luante ndeshjet me cilësi të jashtëzakonshme në mesfushë.

Sulmues: Raul

E kaluara e Raulit në Atletico Madrid ishte harruar kur ai u largua nga Santiago Bernabeu, pasi kishte shënuar 323 gola në 740 ndeshje për Realin.

Një sulmues legjendar. Ai bëri debutimin e tij në ekipin e parë me vetëm 17 vjeç dhe fitoi 16 trofe me klubin. Raul ngriti Ligën e Kampionëve tre herë dhe shënoi në dy finale.

Sulmues: Karim Benzema

Karim Benzema është golashënuesi i pestë më i madh i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve – një fakt që duket se ka kaluar pa u vënë re nga shumë tifozë të futbollit.

Sigurisht, kjo ndoshta për shkak se francezi, për vite me radhë, punoi pa u lodhur për të siguruar gola për Cristiano Ronaldon.

Sulmues: Cristiano Ronaldo

Tifozët e Real Madrid do të insistojnë që Cristiano Ronaldo është lojtari më i miri që ka luajtur ndonëjherë,

Portugezi thye rekorde të shumta gjatë qëndrimit të tij tetë-vjeçar në Santiago Bernabeu dhe ndihmoi Blancos të fitonin katër Liga të Kampionëve, duke përfshirë tre me radhë.

Ai gjithashtu fitoi katër “Topa të Artë” në epokën e Lionel Messi dhe u largua nga Madridi si golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave, me 450 gola në vetëm 438 ndeshje.

Zëvendësuesit

Keylor Navas, Michel Salgado, Raphael Varane, Roberto Carlos, Fernando Redondo, Xabi Alons, Ronaldo.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

Ligat tjera
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Kalo në kategori