LAJMI I FUNDIT:

​Hoti: Nëse nuk ka marrëveshje, rikthejmë reciprocitetin e plotë ndaj Serbisë

​Hoti: Nëse nuk ka marrëveshje, rikthejmë reciprocitetin e plotë ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është i bindur se brenda pak muajsh do të përmbyllet dialogu me Serbinë.

Kreu qeveritar në interpelancën e sotme në Kuvend tha se nuk ka asnjë iluzion për këtë çështje. Sipas Hotit, dialogu do të përmbyllet me njohje reciproke ose do të konstatohet së bashku me partnerët ndërkombëtar se nuk do të ketë marrëveshje.

E atëherë, siç tha Hoti do të ketë reciprocitet të plotë ndaj Serbisë.


“Ky dialog është vetëm për marrëveshjen finale me njohje reciproke. Ky dialog është çështje muajsh, nuk kam iluzione për këtë. Nuk e di a do të përmbyllet me njohje reciproke, nuk e di a do të përfundojë me njohje, do të doja të përmbyllet me njohje, por e di që do t’i vjen fundi për disa muaj dhe do të sjellim një marrëveshje për njohje reciproke në këtë kuvend, ose do të konstatojmë së bashku me partnerët se nuk mund të arrihet kjo marrëveshje. Ju garantojë se kthehemi te vendosja e reciprociteti të plotë në çdo aspekt me Serbinë”, tha ai.

E atij i reagoi sërish deputeti i PDK-së, Hoxhaj i cili tha se nëse është e vërtet miratimi i qarkores për mos aplikimin në organizata ndërkombëtare është gabim i madh.

“Atë draft duhet anuluar, thirrni amerikanët, thoni atyre se e zbatojmë marrëveshjen e Uashingtonit, por kjo është shumë. Nuk mundet njeri të bëj qarkore, mundet ekipet të bëjnë që del me diçka të tillë, po është goxha e madhe”, deklaroi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori