Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka qenë i ftuar në emisionin Personale me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.
Abrashi i cili ka qenë pjesë e delegacionit të Kosovës në Uashington, thotë se takimi ishte historik edhe për faktin se atje Kosova u njoh nga Izraeli.
Ministri i Infrastrukturës thotë qëllimi i Shtëpisë së Bardhë është që të zhvillojë ekonominë në Ballkan në mënyrë që njerëzit më të mos flasin për politikë.
Ai thotë se pala kosovare dhe ajo serbe në SHBA kanë propozuar projekte ekonomike derisa thotë se temat politike në tavolinë janë vendosur nga Amerika.
“Pjesa politike, strategjike dhe ajo që lidhet me siguri u vendosën në tavolinë nga SHBA. Na është kërkuar të ruajmë diskrecionin ashtu siç ndodh zakonisht në këto takime”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Abrashi thotë Kosova ka përfituar nga marrëveshja ekonomike në Uashington në disa drejtime.
“Ne me këto projekte ekonomike lidhemi shumë më shpejt me rrugë Evropiane. Ne pos që kemi qasje në këto rrugë do të jemi edhe nyje rajonale”.
Ministri i Infrastrukturës thotë se me autostrada përfiton edhe Serbia pasi del në Adriatik, por sipas tij përfitues më i madh do të jetë Kosova.
“Serbia e ka infrastrukturën shumë të zhvilluar. Tash lojtarë rajonal me këto marrëveshje bëhemi ne”.
Abrashi thotë se vetëm një javë pas marrëveshjes, Kosova ka pranuar letra nga organizata financiare të Amerikës për financimin e autostradave.
“Shpresojmë se së shpejti do të vijnë edhe letra tjera për mbështetjen e projekteve financiare”, tha ndër të tjera Arban Abrashi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A