LAJMI I FUNDIT:

Jetë në Venerë? Astronomët shohin shenja në retë e planetit “binjak” të Tokës

Jetë në Venerë? Astronomët shohin shenja në retë e planetit “binjak” të Tokës

Astronomët kanë gjetur një shenjë të mundshme të jetës në retë që rrethojnë Venerën, i cili nganjëherë quhet planeti binjak i Tokës për shkak të madhësisë së tij të ngjashme.

Dy teleskopë në Hawaii dhe Kili panë një gaz të dëmshëm që në Tokë lidhet vetëm me jetën, sipas një studimi në revistën Nature Astronomy, shkruan Euronews.


Në Tokë, fosfina mund të formohet vetëm nga një proces industrial ose në kafshë apo mikrobe.

Bashkë-autorja e studimit Sara Seager, një shkencëtare planetare e MIT, tha se studiuesit “në mënyrë shteruese tejkaluan çdo mundësi tjetër dhe i përjashtuan të gjitha si: vullkanet, goditjet e rrufeve dhe meteorët e vegjël që bien në atmosferë”, transmeton Telegrafi.

“Asnjë proces i vetëm që kemi parë deri më tani nuk mund të prodhonte fosfinë në sasi mjaft të larta për të shpjeguar gjetjet e ekipit tonë”, tha Seager.

Autorët e studimit shkruan se shkaku mund të jetë “një gjeokimi e panjohur, ose ndoshta vet jeta”.

Disa ekspertë pajtohen se gjetja është emocionuese, por thanë se nuk do të thotë se ka prova të jetës në një planet tjetër.

Venera ka temperatura 425 gradë Celsius dhe pa ujë.

“Venera është ferr. Venera është një lloj binjaku i keq i Tokës”, tha Clements. “Është e qartë që diçka ka shkuar keq në Venerë. Është viktimë e një efekti serë”.

Disa shkencëtarë që nuk janë përfshirë në studim i thanë Associated Press se ishin hezitues, por të ngazëllyer për gjetjen.

NASA nuk ka dërguar asgjë në Venerë që nga viti 1989, megjithëse Rusia, Evropa dhe Japonia kanë dërguar sonda.

Agjencia Evropiane e Hapësirës dërgoi një anije kozmike për të studiuar Venerën në vitin 2005 me misionin që përfundoi në vitin 2014. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori