LAJMI I FUNDIT:

Çaj për ulje të apetitit: Nëse e pini në mbrëmje, në vend të darkës, nuk do të ndieni uri!

Çaj për ulje të apetitit: Nëse e pini në mbrëmje, në vend të darkës, nuk do të ndieni uri!

Nëse këtë çaj e pini në mbrëmje, do të flini me ndjenjën e ngopjes, madje edhe nëse nuk keni ngrënë asgjë

Me të drejtë ky çaj quhet dhuratë për të gjithë adhuruesit e ushqimit të shëndetshëm.

Të gjithë përbërësit e këtij çaji janë natyralë, ndërkaq karakteristikë kryesore e tij është që ul apetitin, transmeton Telegrafi.


Nevojiten:

▪ gjysmë litri ujë,
▪ 1 lugë xhenxhefil të grirë në rende,
▪ 2 fletë dafine,
▪ gjysmë luge të vogël fara qimjoni,
▪ gjysmë luge kanellë

Përzieni të gjithë përbërësit, pos kanellës, dhe zieni rreth gjysmë ore.

Hiqeni nga zjarri, shtoni kanellën dhe lëreni 5 minuta të ftohet.

Kullojeni dhe e pini.

Rekomandime:

Zieni një litër çaj apo më shumë, përnjëherë, pastaj e nxehni kur dëshironi ta konsumoni.

Shija e çajit varet nga sasia e përbërësve të cilët i shtoni. Kanella i jep çajit aromën dhe nëse e doni këtë shije, lirisht shtoni më shumë kanellë.

Fletët e dafinës shtoni me kujdes, sepse nëse e teproni, çaji mund të jetë tepër i fortë.

Kushtoni kujdes vetes dhe bëhuni të shëndetshëm! /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori