Autoritetet në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë dhënë detaje lidhur me atë se kush qëndron pas sulmit kibernetik të faqes zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve gjatë procesit të grumbullimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut.
Ueb-faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut, doli nga funksioni nga një sulm i dyshuar DDoS të mërkurën në mbrëmje gjatë publikimit të rezultatit zgjedhor.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë është duke punuar në zbulimin e autorëve të sulmit kibernetk të faqes zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Faqja zyrtare e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ku janë publikuar rezultatet e zgjedhjeve edhe të premten është jofunksionale.
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkoski, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk mund të japë më shumë detaje se kush qëndron pas sulmit, siç shprehet, të më shumë se 20 milionë IP adresave që kanë sulmuar, megjithëse nënvizon se bëhet fjalë për sulm hakerësh nga jashtë shtetit.
Ai hedh poshtë të gjitha informacionet se sulmi kibernetik ka ndikuar në manipulimin e rezultatit zgjedhor.
Derkovski shprehet i prerë se sulmi në faqen e internetit vetëm e ka pamundësuar informimin e qytetarëve në kohë reale dhe në asnjë mënyrë nuk ka mundur të manipulohet rezultati i zgjedhjeve pasi të dhënat janë proceduar përmes rrjetit të brendshëm krejtësisht të pavarur që ka KSHZ-ja me Këshillat e Komisioneve Komunale Zgjedhore.
“U dëshmua edhe gjatë ditës së djeshme se nuk mund të manipulohet rezultati i zgjedhjeve, pasi edhe pas grumbullimit të rezultateve në mënyrë analoge u verifikua se nuk ka asnjë ndryshim nga rezultati i grumbulluar dhe përpunuar në mënyrë elektronike”, thotë Derkovski.
Ndërkohë, nga sektori teknologjisë informative në kuadër të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për Radion Evropa e Lirë thonë se krahas sulmeve të hakerëve, ka pasur problem dhe me aplikacionin e ri të instaluar për grumbullimin e të dhënave.
“Fillimisht, nuk ishim të sigurt nëse bëhet fjalë për sulm kibernetik ose kemi problem me aplikacionin. Kur përfundoi sulmi, arritëm në përfundim se kemi problem edhe me aplikacionin, edhe pse një gjë e tillë hidhet poshtë nga ana e kompanisë që ka punuar aplikacionin”, thotë për Radion Evropa e Lirë drejtuesi i sektorit të teknologjisë informative në kuadër të KSHZ-së, Vllado Vasilevski.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ishte furnizuar me softuerin e ri për ueb-faqen që duhej të publikonte në kohë reale rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 22 qershor, përkatësisht vetëm tre javë para mbajtjes së zgjedhjeve.
Blerja e softuerit është kryer me negociata pa shpallje të konkursit, ndërsa si ofertues më i volitshëm është zgjedhur firma “Duna”. Më pas këto dy kompani janë thirrur në negociata nga KSHZ-ja.
Vendimi për zgjedhje të “Duna”-s është sjellë më 22 qershor 2020. Ditën e njëjtë, “I Vote” ka parashtruar ankesë, e cila është refuzuar nga Komisioni Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike si e pabazë më 8 korrik 2020.
Ndërkaq, ekspertët vlerësojnë se procesi zgjedhor mbështetet nga një numër i madh i zyrtarëve të votimit, të cilët nuk janë sa duhet të përgatitur që ta mbajnë procesin dhe teknologjinë e sigurt nga sulmet kibernetike.
“Meqenëse zhvillimet digjitale prekin gjithnjë e më shumë shoqëritë tona për çdo ditë, të gjitha vendet dhe institucionet do të duhej të investonin në mbrojtjen e proceseve të tyre zgjedhore nga shkeljet dhe sulmet kibernetike”.
“Hapi i parë për të realizuar këtë, është rritja e vetëdijes dhe vëmendjes ndaj sigurisë në internet dhe sulmeve kibernetike, mbi të gjitha, dhe pastaj përgatitja e kuadrit për mbrojtje kibernetike dhe marrja e masave preventive. Mungesa e ekspertëve në këtë fushë është një problem tjetër që duhet adresuar gjithashtu”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Bekim Fetai, ligjërues në Fakultetin e Shkencave të Informatikës në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup.
Po të njëjtën kohë kur ueb-faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, është sulmuar nga hakerët edhe agjencia më e njohur e lajmeve në vend TIME.mk, duke e lënë jashtë përdorimit për disa orë.
“Deri më tani, Cloudflare (softuare me shërbime sigurie) ka bllokuar tre milionë adresa IP, dhe po shfaqen më shumë të reja. Asnjëherë nuk kemi pasur një sulm të tillë DDOS më parë. Dikush pagoi shumë para për ta bërë këtë”, ka shkruar në profilin e tij në Twitter pronari i agencisë së lajmeve TIME.mk, Igor Trajkovski./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj